Cila ishte performanca më e mirë e natës së parë në Festivalin e Këngës? (VIDEO)
Mbrëmë u mbajt nata e parë e edicionit të radhës të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Gjithçka nisi me emrin e madh italian Riccardo Cocciante, ndërsa edhe u kënduan këngët e natës së parë dhe të parat konkurrente për triumf në këtë festival, shkruan KultPlus.
Elton Deda e nisi këtë natë, për të vazhduar Mariza Ikonomi e deri në fund të natës kur këndoi Redon Makashi. Tekste të fuqishme, melodi të bukura, emocione vëllazërore por edhe ankthe të jetës erdhën me anë të këngëve.
Lexuesit tanë do ti pyesim sot se cila prej këngëve ishte më e pëlqyer mbrëmë, nga të gjitha këngët që erdhën të performuara në një skenë gjigante. Performancat, për ata që nuk i kanë parë, po i sjellim poshtë nga Radio Televizioni Shqiptar, ndërsa ju mbetet juve të vlerësoni cila prej performancave erdhi më e kompletuar.
Sonte, në anën tjetër, vazhdon nata e dytë e këtij festivali, ndërsa të shtunën e 23 dhjetorit është nata finale.