“Cities of Peace” thur në filigran rrëfimin për Prishtinën
Takimi me një klerik hebre e ka bindur dr. Ellen Frankun që Prishtinën ta zgjedhë qytetin për projektin e saj të 11-të të “Cities of Peace”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me familjen e tij të vrarë – në atë që bota e njeh si gjenocidin më të madh kundër njerëzimit – në kampin famëkeq nazist Auschwitz, rabini Jack Bemporad nga Italia ishte mahnitur me idenë dhe synimin e “Cities of Peace”, e njohja e tij me këtë projekt ishte pikërisht në kohën kur ai kishte vizituar Kosovën, historia e së cilës kishte ndikuar që artistes amerikane t’ia sugjerojë pikërisht kryeqytetin e Kosovës për shtrirjen e radhës të “Cities of Peace”.
Drejtoresha artistike e “Cities of Peace” thekson se ky projekt sjell në jetë historinë dhe kulturën e qyteteve botërore që kanë vuajtur nga konfliktet dhe traumat, dhe po ashtu lartëson rëndësinë e qyteteve dhe synon të parandalojë shkatërrimin e arritjeve kulturore të njerëzimit.
E për të realizuar këtë projekt përgjatë dhjetë edicioneve të deritanishme ajo ka bashkëpunuar me të rinj nga më shumë se 25 vende të botës. Projekti nisi në Jerusalem e një vit më vonë ishte Sarajeva, qyteti i “Cities…”.
/koha.net/