“Çlirimi” i Shqipërisë/ Valentina Duka: Enver Hoxha donte një datë për vete, larg hijes së ”Plakut të Vlorës”. Ja pse s’ishin dakord për ”17 Nëntorin”

Historiania, pedagogia dhe ish-deputetja e PD, Valentina Duka e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për debatet për datën e clirimit të Shqipërisë duke zbuluar se janë tashmë dy dokumenta në arkivën e shtetit që hedhin dritë mbi të vërtetën.

Sipas Dukës, dy dokumentet i përkasin viteve 4 dhe 9 nëntor 1945 ku dalin edhe procesverbalet e mbledhjeve të asojkohe të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar ku diskutohej për festat kombëtare dhe fetare.

Pikërisht dy personazhe kanë pasur rol sipas Dukës në vendosjen e datës 29 nëntor si ditë të çlirimit të Shqipërisë, Ramadan Çitaku që insistoi për këtë datë si dhe Tuk Jakova që gjithashtu e hodhi këtë si propozim, duke përdorur si alibi çlirimin e Shkodrës.

Referuar gjithë këti debati për këtë datë, znj.Duka thekson se prapa fshihej Enver Hoxha të cilit i duhej një datë më vete larg hijes së plakut të Vlorës, Ismail Qemalit.
Po ashtu ajo mendon se nuk është pranuar 17 nëntori, që ishte dhe dita e çlirimit të Tiranës për shkak se më shumë kjo datë lidhej me emrin e Mehmet Shehut.

”Ashtu sikundër thatë, çështja e 28 apo 29 nëntorit ka prevaluar mbi debatet e tjera historike. Në fakt fatmirësisht janë dy dokumenta në arkiv, unë bashkë me dy kolege të mia, dy pedagoge punuam prej thuajse 1 vit për dokumenta nga komunizmi. Ato janë pjesë e botimit që nuk është promovuar ende prej pandemisë.
Janë dy dokumenta, të 5 dhe 9 nëntorit. Para se të vij te 5 nëntori 1945, dua ta lidh këtë me fjalinë e Enver Hoxhës në 1944 duke hyrë qeveria komuniste, pas hyrjes fitimtare. Ai i kushtoi vëmendje të madhe ish-elitës, dhe quajti 28 nëntorit ditë të çlirimit dhe të bashkimit.
Festimi vijoi si ditë e çlirimit. Pas kësaj ngjarje legjislacioni, institucionet nuk ishin shprehur ende për festën kombëtare. Në maj votoi që 9 maji të ishte festë kombëtare si ditë e fitores ndaj fashizmit. Nuk ishte diskutuar ende. Më 5 nëntor mblidhet Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar , për një ligj për të amnistuar të gjithë ata që kishin bërë faje ordinere gjatë luftës.
Një parantezë dua të them, po për festimet e 28 nëntor, faqja e parë e buletinit ka një foto të Enver Hoxhës e Ismail Qemalit që do të thotë se kjo do të jetë data e pavarësisë dhe çlirimit.
Më pas ligji duhej të aprovohej shumë shpejt, dhe 17 nëntori ishte caktuar si datë për të çliruar dhe ata me faje ordinere. Për çudi nuk u pranua, s’ka asnjë argument. Manol Ikonomi duke parë rezistencën pa se 17 nëntorin e kishte zgjedhur pasi ishte konsultuar.
U pranua një propozim, i një komunisti të vjetër shkodran, që tha se më 28 nëntor kur u çlirua Shkodra, tha që s’kishte më gjerman aty. Por thanë edhe që ka gjerman që ik dhe më pas. Po ashtu i duhej një datë më vonë.

Katër ditë më vonë u mblodh sërish kryesia. Për festat kombëtare dhe fetare. Manol Ikonomi kishte përgatitur projektligjin. Nuk mungonte asnjeri. Prezent ishte dhe Enver Hoxha, nuk diskutoi në mbledhje. Pasi anëtarët e kryesisë ishin konsultuar, i pari ishte gjirokastriti Bedri Spahiu, nis nga amnistia dhe festimet, kërkoi që 28 të mos ishte vetëm e pavarësisë, por dhe e çlirimit. Nuk u pranua, u hodh në votë. Vetëm 5 pranuan propozimin e Bedri Spahiut.
Enver Hoxha në fjalimin e tij ka një paragraf të fundit, ku thuhet se më 28 nëntor do jetë e çlirimit dhe bashkimit të popullit. Kur u ribotua, në veprën dy 1968, është hequr vetëm dita e çlirimit, dhe është lënë vetëm bashkimi. është botimi në veprën ll, i 68-ës, kurse është fjalimi origjinal më 30 nëntor të 1944.

Sipas procesverbalit nuk u morën më me këtë, u morën më vonë me festat festare. U kërkuar 5 minuta pushim. Mesa duket do hynte në lojë Enver Hoxha. Flet Ramadan çitaku që thotë se në këtë projektligj nuk diskutohet çlirimi i Shqipërisë. Nuk ishte caktuar kjo ditë. Ndërkohë figuronte 9 maji që do bëhej pjesë e festave mbi fitoren mbi fashizmin.
Sipas disave, nuk ishte e nevojshme për një ditë të veçantë çlirimi, Shqipëria të festonte me Europën. Myslim Peza këmbëngulte që kur ka festë nga elita që nuk luftoi, si mos ketë ditë çlirimi kur ne luftuam.
Kur foli Ramadan çitaku këmbënguli që të ishte dita 28. Ai thoshte se Shkodra u gdhi e çliruar më 29.
Më pas disa kërkonin datë çlirimi, pasi e kishin Jugosllavia, Bullgaria etj. Kjo vendosi pikat mbi i. Tuk Jakova tha se duhej një ditë kombëtare për çlirimin e SHqipërisë, që të ishte për ne dhe të qajmë e kujtojmë të rënit. Kjo duhet të ishte data 29. Të gjithë e votuan. Kjo ishte ana juridike. Vendosja nga komunistët.
Nuk mendoj se do ndryshojë gjë ky dokument. Dita e festës u vendos nga fituesit e luftës. Përdorën një alibi si çlirimi i Shkodrës. Janë marrë 3 vendime të ndryshme, në 1945, 1993 dhe 1997. Fatmirësisht nuk u ndryshua më. Kjo është pavarësisht nga qëllimet e Enver Hoxhës pa ndonjë peshë.
Enver Hoxha duhet të kishte një datë për luftën për veten e tyre, jo një ditë ku t’i bënte hije plaku i Vlorës. 29 ishte ditë kryesore si lidhej me Enver Hoxhën.
Ndryshimi i datës 29, sigurisht që dëmtoi paqen sociale, pavarësisht se nga cila perspektivë u vendos kjo. Nuk e di pse komunistët shqiptarë s’e kishin për qejf 17 nëntorin. Nga perspektiva ime ndoshta se çlirimi i Tiranës ishte i lidhur me Mehmet Shehun.
Enver Hoxha donte një datë për vete, jo në hijen e plakut të Vlorës. Alibia historike nuk i qëndroi kohës. Alibia ishte çlirimi i Shkodrës.
është një shembull i historisë në politika. Në Ballkan ndodh rëndon. Prandaj çurçill në Konferencën e Paqes, tha se në Ballkan më shumë prodhohet histori se sa konsumohet.
Të gjithë ranë dakord përfundimisht për atë datë. Tuk Jakova më 5 nëntor theksoj se data për amnistinë duhet të ishte 28 nëntori, sepse u çlirua Shkodra. Pastaj Ramadan çitaku kur tha se më 29-të u çlirua Shkodra, asnjë tjetër nuk foli. Mbështeste idenë se Enver Hoxha donte një datë për vete.”- tha Valentina Duka.

SHKARKO APP