Çmimet letrare kombëtare/ Mira Meksi merr çmimin e parë në Letërsi, vlerësohet për përkthimin më të mirë

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u regjistruan 3016 botime të reja për vitin e shkuar, por vetëm gjashtë prej tyre janë vlerësuar si më të mirat e vitit 2022.

Për përkthimin më të mirë, u vlerësua Mira Meksi që edhe nga panairi i nëntorit u vlerësua si shkrimtare. Mira Meksi u shpall dje fituesja e Çmimit Kombëtar në Letërsi në gjininë e përkthimit me romanin “Vjeshta e Patriarkut” e Nobelistit Gabriel Garcia Marques.

Me motivacionin e “Sjelljes së romanit me një shqipe të pastër me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që respekton jo vetëm stilin e autorit, por dhe sjell me autenticitet një shumësi zërash, një përrua fjalësh, figurash, me muzikalitetin e një fuge barole”, Juria profesioniste kombëtare e kryesuar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja, shpallën fituese Mira Meksi mes shumë veprave të shkëlqyera të sjella mjeshtërisht në shqip në vitin që po lëmë pas.

SHKARKO APP