Corriere della Sera: Sonte në Sanremo fiton shqiptari Ermal Meta!
Sonte do të jetë nata e pestë dhe e fundit e Festivalit të Sanremos.
Sanremo, një festival i vjetër italian prej të cilit u inspiruan edhe të tjera festivale, sonte ka natën finale ku do të ngjiten në skenë finalistët e këtij viti.
Sipas Corriere della Sera, gazeta e njohur italiane, do të jetë Ermal Meta dhe bashkëpunëtori i tij Fabrizio Moro, dyshja e cila do të fitojë sonte Sanremon prestigjioz.
Madje kështu thonë edhe bastet e Watson dhe IMB – dy prej shërbimeve të inteligjencës që kanë analizuar të gjitha këngët dhe reagimet e shikuesve të Sanremos. “Non mi avete fatto niente” është kënga e Ermalit dhe Fabrizios që sonte garon me këngët tjera për t’u shpallur fituese.
Sipas këtyre basteve, Annalisa do të radhitet e dyta.
Çka do të ndodhë realisht mbetet të shihte sonte në natën finale të Sanremos. Ermal Meta, nëse fiton, do të përfaqësojë Italinë në Eurovizionin e këtij viti që mbahet në Portugali, për herë të parë në historinë e këtij festivali.