Çuli: Shpresoj që teatrot të hapen në prill, me 30% kapacitet
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, thotë se gjatë periudhës së pandemisë nuk ka pasur humbje financiare për shkak se nuk është futur ende në treg arti i gjallë. Nga ana tjetër, ai theksoi se teatrot mund të hapen në prill, me një kapacitet që shkon deri në 30%.
“Në siç kemi shumë gjëra në disavantazh në këtë rast ne kemi avantazh që nuk kemi futur në treg artin e gjallë. Po ta krahasoja me vendet e tjera në Europës ose botës. Ne vazhdojmë në një sistem që kemi një lidhje vertikale me ministrinë e Kulturës. Nuk mund të flitet për humbje financiare. Unë kam një përshtypje që rreth shtatorit apo tetorit, që të çelim sallat me kapacitet 100%. Unë pres një dyndje shumë të madhe të publikut në teatër. Ka një mall, ka një hendek për të ekzistuar si dikur. Nuk e kemi kthyer biznes ne artin e gjallë”, tha ai.
Ai shpreson që të hapen me një kapacitet me 20 apo 30%. ”Ne jemi duke punuar, kemi dy premiera që i kemi mbyllur. Ne jemi gati për të vijuar, kemi punuar në teatër. Vetëm këtë janë kemi dy tre vetë me Covid-19, kemi bërë një stopim të provave”,-tha për ”Euronews Albania”.
Çuli sqaroi se në këtë periudhë pandemie nuk ka pasur bllokim fondesh nga ana e ministrisë së Kulturës, por ato janë kthyer mbrapsht nga teatrot për shkak të mos-realizimit të shfaqjeve.