CultureTrip: Korça dhe Gjakova, mes 8 qyteteve për t’u vizituar në Ballkan

Gadishulli i Ballkanit është një nga destinacionet më interesante në Europë, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti.

Përkundër destinacioneve të tij të famshme, si Dubrovniku, Sarajeva dhe Beogradi, ende është e mundur të vizitosh qytete të paprishura dhe të pazbuluara në Ballkan.

Mes tetë qyteteve që duhet të vizitoni në këtë rajon europian para se t’i gjejnë të gjithë të tjerët, janë edhe qyteti i Korçës në Shqipëri dhe Gjakova në Kosovë.

Ndërsa qytetet e tjera janë Maribor në Slloveni, Sibenik në Kroaci, Trebinje në Bosnje dhe Herzegovinë, Subotica në Serbi, Bitola në Maqedoni dhe Ioannina në Greqi, shkruan ata.

Korça, Shqipëri
Shqipëria është shtëpia e vendeve të mrekullueshme si Riviera, qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe kryeqyteti i gjallë, Tirana. Toka e shqiponjave ka disa xhevahire të fshehura, të tilla si Korça, një qytet i këndshëm kulturor i vendosur në jug-perëndim të Shqipërisë. Përveç katedrales madhështore ortodokse dhe Muzeut Kombëtar të Arsimit, Korça ka një nga pazaret më të bukura në vend, një vend i përkryer për të pirë një kafe, për të bërë pak shëtitje dhe për të shijuar ëmbëlsira të shkëlqyera shqiptare.

14_kisha_shn_palit__pjetrit

Gjakova, Kosovë
Gjakova është një qytet i bukur që ndodhet në vendin më të ri në Europë, Kosovë, i cili shpesh anashkalohet nga vizitorët e tërhequr nga qyteti më i njohur historik i Prizrenit. Megjithatë, ky qytet simpatik i ofron vizitorëve një pazar tradicional, xhami të bukura dhe një muze interesant etnografik perfekt për zbulimin e historisë së Gjakovës.

SHKARKO APP