“Daja dhe Nipi”, nga skena e “Portokalli” në Teatrin “Migjeni”, të përmbushin “Amanetin e Tylit”

Nga Albert Vataj

Teatri “Migjeni” hap dyert për një ngjarje që vjen si festë e humorit popullor dhe si provë e një bashkëjetese artistike mes brezash, traditash dhe gjuhësh skenike. “Amaneti i Tylit”, shfaqja e shumëpritur nga “Daja dhe Nipi”, zbret në Shkodër më 19, 20, 21 dhe 22 shkurt 2026, çdo mbrëmje në ora 19:00, duke e kthyer skenën në një hapësirë ku e qeshura, kënga dhe loja aktoriale bashkohen në një komedi të gjallë e të kujtueshme.

Në qendër të shfaqjes janë dy figura tashmë ikonike të humorit shqiptar, Visjan Ukcenaj (Daja), me energjinë e tij karakteriale, ironinë e mprehtë dhe aftësinë për ta kthyer të zakonshmen në situatë komike dhe Akil Varfi (Nipi), përfaqësues i një brezi më të ri, me ritëm modern, nerv urban dhe një sens bashkëkohor të humorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim nuk është thjesht një rikthim i suksesshëm nga televizioni në teatër, por një zhvendosje e vetëdijshme e humorit drejt skenës së gjallë, aty ku fjala, gjesti dhe muzika marrin peshë tjetër, më të drejtpërdrejtë dhe më njerëzore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Amaneti i Tylit” ndërtohet si një mozaik situatash komike, ku e qeshura nuk është qëllim në vetvete, por pasojë e një bashkimi eksperiencash dhe traditash. Muzika luan rol të rëndësishëm në ritmin e shfaqjes, duke e shndërruar komedinë në një përvojë të plotë skenike.

Kjo ngjarje për qytetin e korifenjve, Shkodrën, Për Teatrin “Migjeni” këtë tempull që janë ngjitur qindra yje skenikë për të shkrepëtirë në dritë qiellin e magjisë së artit, do të ishte e paplotë pa lojën dhe hirin skenik të Drande Xhaj, Çubi Metkaj, Marin Orhanasi, Fritz Selmani, Ketlin Pjalmi, Evis Muriqi, Gent Demolli.

Aty ku është humori, kënga mbetet penelatë drite në realizimin e kësaj panorama, dhe atyre të cilëve u është rezervuar ky privilegj janë Klodiana Vata, Bruno Revolt, Roland Cukaj.

Shoqërimi muzikor realizohet nga Gjergj Marku (saksofon) dhe Mario Marku (tastiera), duke krijuar një dialog të vazhdueshëm mes fjalës dhe tingullit.

Zgjedhja e Teatrit “Migjeni” nuk është rastësore. Ky teatër, me traditë të gjatë në komedi dhe satirë, ofron terrenin ideal për një shfaqje që synon jo vetëm të argëtojë, por edhe të ndajë një ndjenjë bashkësie me publikun. “Amaneti i Tylit” është një ftesë për të qeshur së bashku, për të njohur veten në situata të përditshme dhe për ta përjetuar humorin si një akt të gjallë komunikimi.

Ndoshta do të ishte një shërbesë e vyer, që duke ju bërë ideatorëve dhe realizuesve të këtij supërspektakli, t’u përcillnim edhe publikut informacionin e shitja e biletave fillon më 7 shkurt, ora 11:00 – 15:00, në sportelin e Teatrit “Migjeni”, ora 18:00 – 21:00 në Secret Bar (Gjuhadol)

“Amaneti i Tylit” vjen si një premtim i mbajtur ndaj publikut, një shfaqje e mbushur plot humor, muzikë dhe energji, një komedi brilante që nuk kërkon gjë tjetër veçse një sallë plot dhe zemra të hapura për të qeshur dhe shndërruar këtë event në një festë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?