“Darka e Lamtumirës” ngjitet këtë javë në skenën e Teatrit Kujtim Spahivogli
“Darka e Lamtumirës” rikthehet në skenën e Teatrit Kujtim Spahivogli. Nën regjinë e Kiço Londos kjo komedi vjen në mënyrë elegante nga një treshe aktorësh e zgjedhur me shumë kujdes pa sentiment për të përcjellë një veprim dramatik tepër të rrallë për skenën e teatrin që interpretohet me mjeshtëri nga aktorët Gazmend Paja, Visjan Ukcenaj dhe Laura Nezha.
“Darka e Lamtumirës” komedi nga Matthieu DELAPORTE dhe Alexandre de la PATELLIERE do të vijë për artdashësit në datat 3 dhe 4 ora 20:00.
Personazhet e kësaj komedie, para se të shkojnë në darkën e radhës ku në të vërtetë nuk duan të shkojnë, Pierre dhe Clotilde marrin një vendim: të spastrojnë pak shoqëritë e konsumuara. Ata do të organizojnë darka lamtumire, një përzierje homazhi dhe lehtësimi, për miqtë që do dalin nga jeta e tyre.