Davidi i Selenicës, piktori i “Rilindjes” pas-bizantine zbulohet për publikun

Në Panairin e Librit ”Tirana 2018” nuk mund të mungonte për lexuesin dhe botimi mbi trashëgiminë kulturore si vlerë e identitetit tonë,të cilën e sjell autori Ahilino Palushi si një ”thesar” të shtuar në bibiliotekën e një lexuesi specifik.

Libri i titulluar ”David Selenicasi, piktor i Rilindjes pasbizantine në Shqipëri” sjell një tablo të larmishme të madhështisë së ikonave dhe afreskeve si një rrugëtim mbi piktorët më spikatur që kanë lënë këtë pasuri me të cilën krenohemi sot.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare studiuesi Ahilino Palushi u shpreh “në kuadër të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale Davidi i Selenicës zë një vend të rëndësishëm në pikturën pas bizantine të shek XVIII.Davidi i Selenicës pa dyshim bën pjesë në atë që ne e quajmë kolana e artë e figurave të spikatura të kësaj periudhe, duke filluar nga shek XVI me Onufrin me pas në shek XVII me Onufrin qipriotin deri tek Joan Çekiri”.

“Davidi padyshim është një përfaqësues brenda bagazhit teorik i cili spikat me aftësitë e tij teknike në ekzekutim duke na i mishëruar këto aftësi në një produkt artistik në gjininë e afreskut dhe ikonës që ne i trashëgojmë deri në ditët e sotme. Në mënyrën si konsiderohet sot piktura pas bizantine që cilësohet dhe si piktura para moderne me të drejtë që ky piktor lëvrin një rrymë të re pikture në çerekun e parë të shek XVII”, tha Palushi.

”Jam munduar që në këtë studim i cili ka zgjatur për një periudhë 6-vjeçare të sjell disa materiale të rëndësishme për t’i krijuar lexuesit një bazament për njohjen e Davidit të Selenicës. Ka pasur pritshmëri nga lexuesit ku dua të theksoj se ky libër është për një lexues të specifikuar me rëndësi dhe interes për fushën e trashëgimisë, por me punën e mirë që ka bërë shtëpia botuese vjen dhe për një lexues më të gjerë”, përfundoi autori Ahilino Palushi.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/115115449441253/?t=0

SHKARKO APP