Dedikimi prekës i vajzës së aktorit Xhevdet Ferri
Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri preku padyshim zemrat e të gjithë shqiptarëve. Mes shumë komenteve dhe reagimeve në rrjete sociale, prekës është dhe dedikimi i vajzës së tij, Bora.
Ajo ka zgjedhur të sjellë një mesazh goditës, teksa ka postuar një foto bardhë e zi, ku shihet më të atin, ndërsa shkruan “O Captain! My Captain!”.
Shprehja në fjalë është pjesë e poemës së famshme të Walt Whitman, dedikuar presidentit amerikan Abraham Lincoln, pas vdekjes së tij. Bora kishte vetëm pak kohë që kishte sjellë në jetë fëmijën e saj, ndërsa aktori e shijoi shumë pak ndjesinë e re të të qënit gjysh. Kujtojmë se aktori Xhevdet Ferri humbi jetën ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë, në moshën 59-vjeçare.