Dekorimi i mësuesit të njohur, e bija falënderon Presidentin

Presidenti Ilir Meta dekoroi sot pas vdekjes mësuesin e njohur korçar, Pandi Spiro Cici, me titullin  “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” me motivacionin, “në vlerësim të jetës dhe veprës prej mësuesi të dalluar e të përkushtuar, si dhe me mirënjohje për kontributin e vyer në çeljen e disa shkollave pedagogjike në Shqipëri, duke mëkuar me dije dhe përgatitur profesionalisht qindra mësuesve të rinj”.

Vajza e mësuesit të njohur, Zhulejta Capi Cici në një mesazh në rrjetet sociale vlerëson aktin e kreut të shtetit, si shenjë mirënjohje ndaj brezit të mësuesve që dhanë kaq shumë për arsimin dhe zhvillimin e dijes në vend.

Mesazhi i Zhulejta Capit në Facebook:

Dekorimi i babait tonë Pandi Spiro Cici, luftëtar i dijes dhe arsimdashjes:

Sot në ditën e bukur dhe të shenjtë të 7 marsit, ditës së Mësuesit, ditës së dijes dhe të arsimit, që përkon me 114-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në Korcë, gjatë ceremonie simbolike dhe prekëse dhe  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi babanë tonë Pandi Spiro Cici (pas vdekjes) me Titullin e Lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” me motivacionin:

“Në vlerësim të jetës dhe veprës prej mësuesi të dalluar e të përkushtuar, si dhe me mirënjohje për kontributin e vyer në çeljen e disa shkollave pedagogjike në Shqipëri, duke mëkuar me dije dhe përgatitur profesionalisht qindra mësuesve të rinj”.

Në fjalën time falenderuese për Presidentin e Republikës Meta dhe për ish-nxënësit e profesorit të tyre të dashur theksova se sot jemi më krenarë që jemi fëmijët dhe pasardhësit e tij e Pandi Cicit, veprës, aktivitetit, përkushtimit, lodhjes, ndershmërisë, dashurisë  dhe të vlerave e virtyteve që ai ushqeu dhe shpërndau nëpërmjet shembullit të vet, qindra nxënësve në të gjitha anët e Shqipërisë.

Në vitet e vështira të mbas Luftës Nacional Clirimtare, babai Pandi Cici, ashtu si edhe shumë shokë të tij u kthyen në luftëtarët e dijes, të kulturës, të çlirimit shpirtëror, të edukimit dhe të atdhe-dashurisë. Liria mbetet një nocion teorik në një shoqëri të pa-arsimuar, të paditur dhe të pazhvilluar.

Prandaj arsimimi me dashurinë për gjuhën, historinë, kulturën dhe dijen janë edhe sot shumë të rëndësishme për të rinjtë dhe të rejat që rrezikojnë të na braktisin për të kërkuar jashtë një jetë më të mirë por që nuk mund të gjejnë kurrë një atdhe.

Gjatë këtyre casteve solemne m’u kujtua shprehja se mësuesi i mirë është si një qiri që konsumon vetveten për t’ua ndriçuar rrugen të tjerëve duke prekur kështu përjetësinë.

Këtë bëri babai im me përkushtim, me drejtësi dhe ndershmëri deri në frymën e fundit të jetës!

Babai jonë, na thoshte shpesh se mirënjohja është një virtyt pa të cilin një familje dhe një shoqëri nuk mund të përparojë, nuk mund të rritet e shëndetshme dhe nuk mund të ketë të ardhme.

Ne, familja Cici, do t’ ju jemi përgjithmonë mirënjohës Juve Zoti President i Republikës për këtë vlerësim të lartë që i bëtë veprës dhe jetës së babait tonë të dashur Pandi Spiro Cici!

Uroj që edhe Korca dhe korcarët të bëhen pjesë e kësaj mirënjohje për atë që po bëni ju sot për të dhe për njerëzit e nderuar të këtij qyteti të dashur.

Një biografi e shkurtër e Profesor Pandi Spiro Cici,

Lindi në vitin 1914 në Korçë, në një familje të vjetër dhe me emër në qytetin e Korçës.

Në vitin 1927 fillon liceun francez të Korçës në të cilin profilizohet për degën e letrave, duke e mbaruar me rezultate shumë mirë në vitin 1936.

Në vitet 1936-1940 kryen studimet në Universitetin e Letrave, të qytetit të Lionit në Francë, duke u diplomuar për Psikologji &Pedagogji.

Në vitin 1937 merr pjesë në demonstratën e organizuar nga studentët shqiptarë në Grenobël dhe St. Etien kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste.

Ne vitin 1940 kthehet në Shqipëri, në qytetin e tij të lindjes, Korçë dhe fillon si profesor i gjuhës frënge dhe i gjuhës shqipe në Liceun francez të Korçës, (më vonëu kthye në shkollë teknike italiane) ku vazhdon deri në mbylljen e tij në vitin 1944.

Në janar tëvitin 1945 ngarkohet të rihapë shkollën teknike në Korçë, e mbyllur nga lufta dhe emërohet Drejtor i saj.

Në vitin 1946 kthehet sërish në lice si profesor i gjuhës frënge dhe gjuhës shqipe, por dërgohet në Durrës ku si i diplomuar në Pedagogji dhe Psikologji, ngarkohet të organizojë kursin e përgatitjes së mësuesve të parë të shkollave fillore në Shqipërinë e mbas-luftës.

Në vitin 1947 kthehet në Korçë dhe emërohet Drejtor i parë i shkollës së re “Fuat Babani”, por shumë shpejt emërohet mësues i gjuhës shqipe në gjimnazin “29 nëntori” në Shkodër.

Në vitin 1948 Ministria e Arsimit vendos hapjen e katër shkollave pedagogjike me korrespondencë (Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Berat) dhe emërohet Drejtor i shkollës Pedagogjike të Beratit.

Në vitin 1949, emërohet Drejtor i parë i shkollës Pedagogjike në Peshkopi, ku qëndroi deri në vitin 1951.

Në vitin 1951, emërohet profesor i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë në shkollën Pedagogjike të Korçës dhe profesor i Psikologjisë dhe Logjikës në Gjimnazin e Korçës.

Në vitet 1954-1966, Drejtor i shkollës Pedagogjike në Korçëdhe më vonë për arsye shëndetësore si profesor i Psikologjisë dhe Pedagogjisë.

Ndonëse kishte mbushur moshën e pensionit, me hapjen e filiales, nga viti 1968, fillon si profesor i Pedagogjisë dhe Psikologjisë, deri në vitin 1974.

Ndahet nga jeta në vitin 1992.

Prof. Pandi Cici ia kushtoi jetën e tij arsimit dhe arsimimit.

Breza të tërë mësuesish, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë, kanë qenënxënësit e tij dhe kanë mësuar prej tij gjuhën frënge, pedagogjinë dhe psikologjinë, logjikën dhe dashurinë për gjuhën shqipe.

Ai u përcolli me përkushtim gjeneratave të tëra të nxënësve dhe mësuesve, mendësinë dhe kulturën evropianë që solli nga Lioni drejt Korçës, për ta kthyer atë në pronësi të të gjithë atyre që besonin, se arsimi dhe arsimimi janë mënyra dhe mjeti më i qëlluar për të rimëkëmbur një komb të lodhur nga luftërat dhe të mjegulluar nga historia.

Shembulli model i mësuesit të përkushtuar, serioz, të drejtë, të përgatitur, të papërtuar e të palodhur, për t’u përçuar brezave të rinj dashurinë për dijen dhe arsimin, profesionin e nderuar të arsimtarit dhe mësimdhënien. Kjo traditë dhe kjo dashuri u trashëgua nga familja dhe vazhdohet nga fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të tij.

Nxënës, bashkënxënës, koleg dhe profesor i figurave të shquara të kulturë, shkencës, historisë dhe letrave shqipe dhe frënge, si Dick Hakmann, Stefan Luarasi, Raqi Qirinxhi, Leon Perret, Behar Shtylla, Xavier de Courville, Dhimitër Shuteriqi, Aleks Buda, Jules Bailly Comte, Reiz Malile, Teodor Laço e shumë të tjerë, Profesor Pandi Spiro Cici,është pjesë e rëndësishme e historisë e historisë dhe traditës së qytetit arsimdashës dhe frëngjisht-folës të Korçës dhe mishërim i një kontributi të pazëvendësueshëmmes figurave më të rëndësishme të arsimit në qytetin e Korçës.

Vlerësime:

Prof. Pandi Cici është vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhërin e Punës së Klasit III-të në vitin 1957 dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Dekoratën e Lartë “Mësues i Merituar” në vitin 1992.

Profesor Pandi Cici është “Qytetar Nderi” i qytetit të Korçës nga viti 2016.

Dekorimi i babait tonë Pandi Spiro Cici, luftëtar i dijes dhe arsimdashjes:

Sot në ditën e bukur dhe të shenjtë të 7…

Posted by Zhuljeta Capi on Sunday, March 7, 2021

SHKARKO APP