Delacroix falas në Luvër

Delacroix triumfues!

Duke pasur parasysh suksesin e ekspozitës për veprën e piktorit francez, drejtoria e muzeut të Luvrit ka vendosur 11 netë falas gjatë muajit korrik, njofton muzeu parizien.

Ekspozita “Delacroix 1798 – 1863”, që do të zgjasë deri më 23 korrik ka pritur më shumë se 300 000 vizitorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për një prej frekuentimeve më të mira të një ekspozite të përkohshme në muzeun e Luvrit që prej 15 vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të garantuar vizita më komode, Luvri rekomandon rezervimin e një date dhe orari në internet në faqen www.ticketlouvre.fr

“Skenat e masakrave të Sio-s”, “Vdekja e Sardanapale”, pjesa më e madhe e tablove të njohura të Delacroix janë pikturuar gjatë dekadës së parë të karrierës së tij të gjatë.

Por, vepra e këtij gjiganti të pikturës franceze nuk është ndalur me “Liria që udhëheq popullin”.

Kjo ekspozitë u zhvillua në bashkëpunim me “Met de New York”.

Për këtë retrospektivë të parë që prej vitit 1963, 180 vepra, kryesisht piktura, janë bërë bashkë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?