Dëshmitar i dy kohëve, çelet ekspozita me fotografitë e Angjelin Nënshatit
Ai ishte dëshmitar i dy periudhave që kaloj Shqipëria dhe prandaj ekspozita e çelur me punimet e tij, u pagëzua e tillë “Nënshati, dëshmitar mes dy kohëve”. Në muzeun e fotografisë “Marubi” në Shkodër artdashësit ndoqën nga afër punën e mjeshtrit të ndjerë të fotografisë Angjelin Nenshati, një rrugëtim plot dëshmi të momenteve historike që ka kaluar vendi ynë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe instalimit të pushtetit komunist, si dhe ditët e para të tranzicionit të viteve ’90 me zhvillimet e vrullshme.
Të arkivuar mes thesareve të Muzeut “Marubi”, fotografitë u ekspozuan për herë të parë për publikun.
Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut: Mbi të gjitha duhet të vijnë të rinjtë ta shohin nëse pretendojmë të njohim kulturën e të kaluarës.
I biri Leon Nënshtari që ka të trashëguar profesionin e babait, nuk harron të kujtojë rëndësinë që ka për kohën kjo ekspozitë.
Leon Nënshati, i biri: Na bjen disa pjesë të jetës që janë duke u harru.
Angjelin Nënshati ishte fotografi që me objektivin e tij fiksoi momente të radha e të shënuara për vendin në vitet 90’, si mesha dhe falja e parë që sollën lirinë e besimit, vizitën e Papa Gjon Palit.
Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës: Pa angazhimin e tij nuk do të kishim pasur shumë fotografi si shkatërrimi i kishës së Shënkollit.
Angjelin Nënshati ka krijuar laboratorin e parë fotografik në vitin 1948 ne Puke. Me shtetëzimin e repartit të fotografisë, që nga viti 1958 e deri në vitin 1990 ka punuar fotograf profesionist dhe është shquar si i tillë.