Dhjetë leksionet që shoqëria moderne duhet të mësojë nga rënia e Romës së Lashtë
Nga Mark Oliver
Çdo perandori bie herët a vonë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar këtë. E vetmja gjë që mund të bëjmë, është të kontrollojmë është se si ndodh. Shembja e Perandorisë Romake të Perëndimit më 5 shtator 476, e zhyti Europën në një epokë të errët, nga e cila iu deshën shekuj për të dalë. Nëse reflektojmë për të mësuar nga historia, do të shohim disa paralele të tmerrshme me kohët moderne. Dhe nëse historia realisht përsëritet, do të kemi një ide mjaft të mirë mbi atë që do të vijë më pas.
10. Skllevërit e huaj, nuk do të prodhojnë gjithmonë të mirat tuaja materiale
Në kulmin e Perandorisë, paratë po derdheshin lumë. Por vetëm për shkak se kishte para, s’do të thoshte se populli romak po bëhej i pasur. Në vend të punësimit të qytetarëve të vet, romakët morën skllevër të huaj për të kryer pjesën më të madhe të punëve. Shumë romakë ishin të papunë, duke u mbështetur tek subvencionet qeveritare.
Ashtu si Roma e Lashtë, kompanitë në vendet perëndimore moderne i transferojnë industritë e tyre në vende me krahë të lirë pune. Kina prodhon aktualisht 50 për qind të rrobave të botës dhe 70 për qind të telefonave celularë. Por leksioni i vërtetë nga Roma, është se çfarë mund të ndodhë më pas.
Skllevërit filluan të kërkonin më shumë, dhe u revoltuan. Ndërkohë, romakët të ndikuar nga morali i krishterë, filluan të ndihen keq për përdorimin e skllevërve. Sistemi i tyre i punës filloi të shembej. Meqë puna e skllevërve, ishte shtylla kurrizore e gjithë ekonomisë së tyre, gjithçka u rrënua bashkë me të.
- Epidemitë e obezitetit
Në romak i zakonshëm nuk ishte e shëndoshë, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për shtresën e lartë. Të pasurit e Romës shpenzonin aq shumë në festa dhe orgji, sa që hidhnin shpesh në plehra sasi të mëdha ushqimesh. Në botën moderne, njerëzit e varfër në vendet e pasura bëhen zakonisht obezë, veçanërisht në jugun e SHBA-së.
Në disa shtete, normat e diabetit të tipit 2, janë dy herë më të larta se 20 vjet më parë. Në fakt, një e treta e popullsisë është tashmë obezë. Megjithatë, leksioni i vërtetë që vjen nga Roma e Lashtë, është që shumë njerëz do të kthehen kundër jush.
- Të pasurit e rinj, nuk e kujtojnë kurrë se nga vijnë
Kur Roma ishte një republikë, një nga problemet më të mëdha të brendshme, ishte lufta midis patricëve dhe plebejve. Patricët ishin aristokratë, që e merrnin statusin e tyre që nga lindja, ndërsa plebejtë ishin njerëz të thjeshtë, që nuk kishin asnjë mënyrë për të bërë një jetë më të mirë në atë kohë.
Ashtu si shoqëritë tona moderne, plebejtë luftuan për të drejtat e tyre, dhe patën mundësinë të luajnë një rol në politikën romake. Ata ndihmuan njëri-tjetrin për t’u pasuruar, votuan plebejtë e tyre në pushtet. Plebejtë e sapo-pasuruar nuk bënë shumë për të ndihmuar miqtë e tyre të vjetër. Për një kohë, gjërat ishin më mirë dhe mendonin se qeverisja e tyre e re po funksiononte. Por doli të ishte një bum ekonomik, i shkaktuar nga një luftë. Kur kombi u zhyt në recesion, ata ishin më të varfër se kurrë më parë.
- Njerëzit e mbytur në borxhe mund të kontrollohen me lehtësi
Pasi Roma u plaçkit nga Galët, republika u detyrua të shpenzojë shumë për mbrojtjen. Tatimet u rritën, të varfrit falimentuan dhe populli i Romës u mbyt shumë shpejt në borxhe, duke mos parë ndonjë rrugëdalje. Është diçka që tingëllon e njohur për shumë prej nesh.
Për shembull, qytetarët amerikanë kanë mesatarisht më shumë se 37.000 dollarë borxhe vetëm nga kreditë studentore. Ashtu si shumë prej nesh sot, plebejtë e Romës lobuan pranë qeverisë së tyre për faljen e borxheve. Dhe qeveria i dëgjoi. Tani që shtresat më të ulëta ishin politikisht të barabarta, politikanët filluan të mbanin premtimet. Ata premtuan “bukë dhe cirk” – me fjalë të tjera, argëtim, ushqim dhe lehtësim borxhesh.
Plebejtë ishin aq të dëshpëruar për të ushqyer familjet e tyre, saqë nuk u interesonte se çfarë bënte një politikan, për sa kohë që ai anulonte borxhet e tyre. Kështu ata nisën të votojnë për udhëheqësit populistë si Jul Çezari dhe Çezar Augusti.
- Shtypja e parave, nuk është një mënyrë e mirë për të shpëtuar ekonominë
Shtypja e parave, ishte një lëvizje që e shkatërroi Romën. Kjo praktikë nisi nga Neroni dhe vazhdoi nga pasuesit e tij. Inflacioni kapi majat. Gjatë 200 viteve të ardhshme, çmimi i grurit u rrit 200 herë, dhe monedhat romake u bënë gati krejtësisht të pavlefshme. Ndërkohë sot pavarësisht se ka PBB-në më të lartë në botë, SHBA-ja ka borxhin më të lartë në botë.
- Mos i nënvlerësoni barbarët
Roma arriti të rezistojë kundër perandorive të mëdha. Romakët luftuan kundër Greqisë dhe Egjiptit, dhe fituan. Shoqëritë më të mëdha dhe më të avancuara, ranë nën pushtimin e tyre, e megjithatë Roma në fund u mposht nga barbarët. Romakët nënvlerësuan hunët e prirë nga Atila. Romakëve iu duk si një betejë kundër shpellarëve. Atila kërkoi gjysmën e perandorisë romake. Kur romakët refuzuan, ai shkatërroi vendin e tyre, dhe në fund ata u detyruan t’ia plotësonin të gjitha kërkesat.
- Mos u mësoni barbarëve metodat moderne të luftimit
Udhëheqësi Visigot, Alariku, arriti të udhëheqë një turmë barbare luftëtarësh deri në kryeqytetin romak. Ai e shkatërroi Romën, me ushtrinë e armatosur dhe stërvitur pikërisht nga vetë romakët. Vite më parë, Roma nisi punësimin e visigotëve dhe të galëve, për të mbushur rradhët e legjioneve të veta.
Gjatë Luftës Sovjeto-Afgane, ushtria amerikane mblodhi luftëtarët islamikë nga e gjithë Lindja e Mesme në Afganistan, në mënyrë që t’i armatoste dhe stërviste kundër Bashkimit Sovjetik. SHBA trajnoi Osama bin Ladenin dhe talebanët, dhe u dha atyre raketa Stinger. Ndoshta s’duhet të habitemi, se përse gjërat më vonë shkuan ashtu siç e dimë të gjithë.
- Buxhetet e mëdha ushtarake, falimentojnë vendet e mëdha
Megjithëse shpenzimet ushtarake kanë arritur kulmin që nga sulmet e 11 shtatorit 2001, SHBA-ja nuk është e sigurt. Romakët u ballafaquan me rritje taksash, për të mbajtur një ushtri gjithnjë e në rritje. Por kjo nuk i përmirësoi gjërat. Taksat thelluan papunësinë dhe varfërinë. Njerëzit nisën të shkaktonin trazira në rrugë kundër qeverisë.
2. Kujdes nga perandoritë lindore në rritje
Problemi më i madh për Romën ishte Perandoria Lindore Parthiane. Të dyja u përpoqën ta shkatërronin njëra-tjetrën, por nuk ia dolën. Në fund nënshkruan një traktat paqeje, dhe hynë në një marrëdhënie të çuditshme si partnerë tregtarë, që nuk i zinin besë njëri-tjetrit. Pak e shumë si SHBA-ja me Kinën sot.
- Rënia e një perandorie, nuk ndodh kurrë brenda natës
Roma nuk u shemb në një grumbull zjarri dhe hiri. Ajo “vdiq” në mënyrë paqësore gjatë qindra vitesh. Perandoria Lindore, e njohur tani si Perandoria Bizantine, ekzistoi për më shumë se 1.000 vjet pas ndarjes. Pra u deshën 1000 vjet, që Roma të “vdiste”. Romakët, rezistuan për shekuj me radhë.
Ka shanset që e njëjta gjë të ndodhë edhe me SHBA-në. Amerika nuk do të zhduket nga një shpërthim i madh. SHBA-ja do të fillojë ngadalë luftëra që s’mund t’i fitojë, dhe do përballet me një ekonomi të sëmurë që nuk mund ta rimëkëmbë. Dhe gradualisht, nuk do të jetë asgjë më shumë se sa një kapitull në një libër të historisë.
Burimi: “Listverse”