Dhoma sekrete e Tutankhamunit nuk ekziston, e konfirmojnë kërkimet

Autoritetet egjiptiane përfunduan kërkimet e tyre për të gjetur “dhomën sekrete” në varrin e Tutankhamunit dhe dolën në përfundimin se ajo nuk ekziston, shkruan BBC.

Më herët, zyrtarët thanë se ishin 90% të sigurt se ekzistonte një dhomë e fshehur prapa mureve të varrit 3 mijë vjeçar të mbretit-djalosh të famshëm.

Një teori sugjeronte se mund të ishte varri i mbretëreshës Nefertiti, për të cilën, disa mendonin se ishte mamaja e Tutankamunit.

Gjithsesi, kërkimi i ri, konkludoi se dhoma sekrete nuk ndodhet aty.

Kërkimi për varrin e fshehur nisën kur arkeologu anglez Nicholas Reeves, gjatë ekzaminimit të detajeve të skanuara të dhomëzës, pa disa gjurmë që dukeshin si “fantazma” dyersh nën suvanë e murit.

Në letrën e tij të 2015s, me titull “Varri i Nefertitit”, ai argumentoi se varri i vogël ishte dizenjuar për Mbretëreshën Nefertiti dhe me shumë mundësi mbetjet e saj mund të shtriheshin brenda varrit.

Mbetjet e Nefertitit nuk u zbuluan kurrë, por ajo mbeti objekt i shumë spekulimeve.

Një skulpturë 3 mijë vjeçare e mbretëreshës,  e ruajtur më së miri, bëri që ajo të ishte një nga gratë më mirë të dallueshme të Egjiptit të lashtë.

Mendohet gjithashtu se ajo mund të ketë drejtuar Egjiptin si një faraon në periudhën pas vdekjes së bashkëshortit të saj deri në zgjedhjen e Tutankamunit në krye të Egjitit.

SHKARKO APP