Dibra nderon Behar Merën, aktori i humorit merr titullin “Nderi i Qarkut”
Aktori i humorit Behar Mera është nderuar me Titullin “Nderi i Qarkut” Dibër.
Mera u vlerësua për kontributin në fushën e artit dhe kulturës, ku ka përçuar humorin e hollë dhe batutën therëse të dibranëve.
Për aktorin ky titull në vendlindje kishte një domethënie të veçantë.
Pjesë e vlerësimit u ndjenë edhe miqtë e kolegët e Merës, të cilët kanë ndarë me të duartrokitjet dhe vlerësimet e spektatorit brenda e jashtë Shqipërisë.
Behar Mera u ka dhënë jetë disa dhjetra personazheve në komendi ku më të famshmet janë interpretimet me aktoren tjetër, Rita Lati.