Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dikur i harruar, sot qyteti ballkanik më i vizituari i Europës! “The Times” artikull për Tiranën

Kultura E mërkurë, 25 Tetor 2023 13:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prestigjozja britanike “The Times”, i ka kushtuar një artikull Tiranës, duke theksuar se si një vend dikur i izoluar tani është një nga vendet më vizituara në Ballkan. Tirana nuk është një qytet mesatar europian. Kryeqyteti ka qenë i hapur për vizitorët që nga vitet 1990. Para kësaj, kryeqyteti shqiptar ishte krejtësisht i shkëputur nga bota e jashtme, i sunduar nga diktatori despotik komunist Enver Hoxha.

Që nga fundi i atyre ditëve të zeza, Tirana ka kompensuar kohën e humbur. Zonat e braktisura janë riformuluar si zona të artit, blerjeve dhe jetës së natës. Por historia është ende aty, tregohet në muzetë dhe bunkerët por njerëzit janë më miqësorët që ka të ngjarë të gjeni në çdo qytet të madh europian që e bëjnë Tiranën që ia vlen të vizitohet. Qyteti kaloi dekada pa vizitorë, por tani vendi është i hapur për të gjithë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por çfarë mund të bësh në Tiranë?

Në mes të qytetit, Piramida famëkeqe e Tiranës është vendi i përsosur për të filluar. Për dekada kjo strukturë e çuditshme qëndroi e braktisur, më pas u ndërtua si monument dhe muze i Hoxhës pas vdekjes së tij në 1985, por u plaçkit pas rënies së komunizmit pesë vjet më vonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Që nga viti 2023 është rinovuar si një qendër IT për të rinjtë. Nga piramida mund të zbulosh horizontin në zhvillim të qytetit. Sheshi i madh Skënderbej mban emrin e Gjergj Kastriotit, i njohur ndryshe si “Skënderbeu”, heroit kombëtar që udhëhoqi një revoltë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15-të.

Mund t'ju interesojë

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perë...

11 Nëntor 2026, 13:33
Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32

Në shesh ku ndodhet statuja e tij, janë edhe disa nga ndërtesat më të rëndësishme të Tiranës. Mund të vizitoni xhaminë e Et’hem Beut e shekullit të 18-të, një nga mbetjet e pakta të së kaluarës osmane. Gjithashtu mund të vizitoni Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ose, për diçka më të rastësishme, mund të vizitoni Tulla Nouvelle, një bar në që luan muzikë live nga e enjtja deri të dielën.

Tirana mbart me krenari të kaluarën e saj të trazuar. Askund nuk e tregon historinë e tij traumatike më mirë se Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2. Ky i fundit është një rrjet tunelesh jashtë sheshit Skënderbej që dikur lidhej me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, ndërsa i pari, një mega bunker në buzë të qytetit, u krijua fillimisht për të strehuar Hoxhën në rast të një sulmi.

Tunelet janë një metaforë e fuqishme e regjimit të Shqipërisë dhe dokumentojnë ngritjen dhe rënien e qeverisë komuniste përmes dëshmive të dorës së parë, objekteve origjinale dhe pamjeve të pabesueshme bardh e zi. Nuk është e bukur, por është thelbësore të kuptosh vështirësitë e pafundme që ka kaluar Tirana. Sigurisht mund të vizitoni për xhiro liqenin e Tiranës.

Lagjja më e lezetshme

Blloku ka qenë një zonë e ndaluar për qytetarët mesatarë të Tiranës. Elita politike jetonte këtu në luks me rojeve të armatosura dhe shtëpia e Hoxhës është ende aty, bosh dhe e papërdorur.

Megjithatë, që nga vitet 1990, ajo që dikur ishte një simbol i mjerimit të qytetit ka lulëzuar, në një nga zonat më të mira për jetën e natës dhe krijimtarinë. Provoni restorante kozmopolite dhe kafenetë rresht nëpër rrugë. Provoni kokteje klasike në Radio Bar dhe eksploroni galeritë e artit. Si vendet më të lezetshme për të ngrenë dhe për të pirë “The Times” ka rënditur: Zgara Al’Pazar dhe Komiteti, ku mund të provosh ushqimet tradicionale shqiptare dhe më pas pije pas darke. Ndër to rakia, tipike shqiptare që do tju ofrohet pas një vakti.

Tek restorant Era mund të gjeni ushqime si: perime të pjekura në skarë, mish të shijshëm me erëza dhe sallata të freskëta të zgjedhura direkt nga fshati. Restoranti ndodhet në një vilë elegante italiane, një nga të paktat që i mbijetoi epokës komuniste. Një vend me ushqime tradiconale është dhe Blerina Farm. Salt Tirana, është një restorant i frymëzuar nga Mesdheu, dhe është bërë një nga restorantet më të spikatur të qytetit që kur u themelua në vitin 2016. Pas darkës mund të shkoni në tarracë për kokteje.

Rogner Hotel Tirana është në qendër vetëm pak minuta më këmbë nga Blloku dhe Sheshi Skënderbej dhe Xheko Imperial pranë parkut, Grand Park, nuk janë të panjohur për mysafirë të rëndësishëm dhe dikur ishte streha e preferuar e ambasadorëve, krerëve të shtetit dhe diplomatëve.

Hotel Boutique Kotoni, e ndërtuar në vitin 1938, kjo pronë elegante dikur strehonte ministrin e punëve të jashtme. Familja Kotoni e mori atë në vitin 1991, duke e rinovuar atë si një boutique hotel me 23 dhoma me stil, me dysheme mermeri dhe llambadarë kristali. Kotoni ndodhet jashtë bulevardit kryesor në Tiranë, në një distancë në këmbë nga pikat kryesore. Nëse bëni diçka ndryshe, merrni teleferikun deri në Dajt, në lindje të qytetit.

Etiketat e lidhura

The Timestirana
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 6 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 32 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 37 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 40 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.