Dita e Alfabetit, Gjuha Shqipe shkruhet keq edhe në dokumentet zyrtare e tabelat drejtuese (Foto+Video)

Në 112-vjetorin e njësisë së alfabetit të gjuhës shqipe, vërehen gabimet të shumta drejtshkrimore  në emërtimin e rrugëve dhe në disa dokumente.

Gabimet që shihen më shpesh janë mos përdorimi i thonjëzave, zëvendësimi i Ë me E dhe  nisja e fjalisë me shkronjë të vogël.

112 vite nga njësimi i alfabetit të gjuhës Shqipe, vërehet se gjithmonë e më shumë, gjuha shqipe po keqpërdoret.

Sipas drejtshkrimit të gjuhës shqipe, emrat e rrugëve dhe institucioneve vendosen mes thonjazave, por thuajse  në asnjë rruge në Tiranë ky rregull nuk është zbatuar.

Po ashtu edhe në institucionet e arsimit, këto gabime nuk mungojnë.

Madje disa tabela orientuese janë shkruar me shkronja të vogla, dhe duket se për këto, nuk mban askush përgjegjësi.

Gabime drejtshkrimore janë vërejtur edhe në gjobat që policia po firmos për mosmbajtjen e maskës.

Në këtë fletë gjobe, fjala procesverbal është shkrtuar e ndarë, ndërsa nuk mungonë as përdorimi i  e-së në vend të ë-së, siç është fjala “punonjësi”…

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.

Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Por sot shihet se si nga vetë zyrtarët rregullat e drejtshkrimit po shkelen. /Ora News

Ora News - Dita e alfabetit/ Gjuha Shqipe shkruhet keq edhe n'dokumentet zyrtare e tabelat drejtuese

SHKARKO APP