“Dita e luleve”, Shkodra ruan traditën

Qyteti i artit, kulturës dhe traditës njihet ndryshe edhe si “Shkodra e luleve”, ku autorë të ndryshëm i kanë kushtuar luleve mbi 150 tekste këngësh. Oborret karakteristike të shtëpive shkodrane të urojnë mirëseardhjen mes luleve shumëngjyrëshe dhe aromave të trëndafilit, karafilave, luleborës e jaseminit. Në Shkodër është kthyer në traditë tashmë që çdo 6 dhe 7 maj maj të festohet “Dita e luleve”. Kjo festë i vesh rrugët kryesore të qytetit me lule nga më të ndryshmet, duke krijuar një atmosferë ngjyrash e pranvere.

Prej dy ditësh në qytetin verior po zhvillohen një sërë aktivitetesh, si mbjellje lulesh në lulishtet e qytetit që ishte edhe risia e këtij viti, gara vallëzimi modern në kuadër të “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, “Panairi i Luleve” me pjesëmarrjen e fëmijëve të kopshteve dhe të shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Shkodër, konkurs “Poezia e luleve”, konkursi i fotografisë “Lulet e qytetit tim”, konkurs “Miss biçikleta”, koncerte etj.

Dita e luleve ka krijuar një atmosfere festive jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët.
Bashkia Shkodër në këtë ditë përcjell mesazhin e kujdesit ndaj natyrës dhe traditës. Bahçet shkodrane janë të njohura për lulet shumëngjyrëshe e plot aromë si karafilat, trëndafilat, lule borën, lule krapin, etj, që i kanë dhënë këtij qyteti jo vetëm emrin, por edhe bukurinë e hijeshinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodra jo vetëm pa biçikletën, por edhe lulet nuk mund të kuptohet prandaj çdo vit në 6 maj festohet “Dita e Luleve”, mes panaireve, këngëve e aktiviteteve të ndryshme që përfshijnë të gjitha moshat, duke i dhënë kështu një mesazh shprese kësaj tradite që përcillet tek brezat e rinj duke garantuar ruajtjen e një vlere. E vërteta është se oborret e vjetra të Shkodrës kanë një traditë të hershme të lidhur me lulet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?