“Ditari i një trupi”

“Ditari i një trupi” i shkruar nga autori i famshëm francez Daniel Pennac është romani më i ri i përkthyer në shqip nga profesor Edmond Tupja. Romani merr trajtën e një ditari që regjistron të gjitha të papriturat që na nxjerr trupi ynë gjatë jetës. “Ditari i një trupi” është procesi nëpër të cilin kalojmë të gjithë. Një proces që zgjat sa vet jeta, ku mendja pajtohet me trupin.

Profesor Edmond Tupja e quan romanin një rrugëtim gjenial përmes sekreteve më të thella të njeriut.

Edmond Tupja: I prek të gjitha fushat e jetës dhe niset nga trupi. Trupi dhe mendja janë bashkë. Proverbi i vjetër latin thotë “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Këtë do të provojë ai. Është libër shumë interesant, ka gjera konkrete, analiza mjekësore. Hera e parë kur bën dashuri, çfarë i ndodh?! Pastaj kur shkon në një konferencë ndërkombëtare çfarë i ndodh atje, kur del para publikut. Qëndrimi para vdekjes, qëndrimi kur fillon dhe plaket, qëndrimi ndaj dashurisë, homoseksualitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?