Ditëlindja e shkrimtarit, Fatos Kongoli i duartrokitur për kontributin në letrat shqipe

Në lëkurën e Fatos Kongolit, ky ishte eventi që bëri bashkë botues, studiues e përkthyes të autorit që sot feston 77-vjetorin. Arsye pse kjo festë u cilësua kështu ishte pikërisht një nga romanet më domethënës të shkrimtarit, “Lëkura e qenit”.

Pas një periudhe të vështirë nga ana shëndetësore, Fatos Kongoli i padorëzuar u rikthye për të na sjellë dy vepra të reja.

Ishte e shkruar, mendon ai, që të kthehej te lexuesi i tij, te një lexues që 12 janarin e lidh edhe me ditëlindjen e tij, ku ishin të ftuar edhe shkrimtarë si Besnik Mustafaj dhe Edmond Tupja.

SHKARKO APP