“Ditët e kulturës” në Roskovec

Nga Thoma  Goga-

Prej datës 24 -28 korrik 2018, banorët e Bashkisë Roskovec  përjetuan një event maraton- “Ditët e Kulturës”,  organizuar nën kujdesin e drejtpërdrejt të kryetares znj. Majlinda BUFI.  Këto veprimtari  u zhvilluan në kuadër të 95 vjetorit të Njësisë Administrative Roskovec.

Dita e parë iu kushtua talenteve të rinj në letrërsi, art, sport.

Kurse dita e dytë promovoi shkrimtarët me origjinë nga Roskoveci, të njohur në arenën mbarëkombëtare. Kopertinat e librave të tyre u shpalosën ditën e fundit në rrugët e qytetit, bashkë më fotot artistike të pikave turistike.

Dita e tretë promovoi artistët roskovecarë që kanë lënë gjurmë të arta në vitet 70-80. Në gjurmë të tyre u ngrit e shpërtheu grupi i ri “Bilbilat e Roskovecit”.

Dita e katërt promovoi personalitetet që janë dekoruar ndër vite me titullin “Qytetar Nderi” si dhe ata që kanë merituar titullin “Njeriu i vitit”

Dita e fundit ishte në dispozicion për të promovuar figurat që kanë qënë deputetë, kryetar komune, ose kryetar Bashkie.

Çdo natë kishte një koncert gala të kombinuar me elementet promovues. Grupi artistik i fëmijëve që ka përgatitur mësuesja e talentuar Mimoza Xhindi treguan se kultura dhe arti në Roskovec po rrit një brez  që do të trashëgojë historinë e paraardhësve të tyre.

Është momenti të përmend këngëtarë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare si Petrit Lulo, Silva Gunbadhi, Parodistët e Vlorës, Endri e Stefi Prifti, Luiziana, por edhe këngëtarë që kanë dalë nga treva jonë si Gramoz Velmishi, Ylli Dardha, Arbër Pelo etj.etj. Interesimi i banorëve rritej çdo natë.

Në të gjitha ditët dhe netët ngjiteshin në skenë këngëtarë dhe aktorë profesionistë,  u promovuan dhe talentet e rinj siç ishte grupi teatror që shfaqi komedinë “I sëmuri për mend”  përgatitur nga Miola Sitaj,  aktore  e njohur e teatrit “Bylis”.  Ndërsa në mbrëmjen e fundit u shfaq komedia tjetër “Zi e më zi” nga trupa e teatrit Bylis”.

Në 5 netët maratonë sheshi kryesor dhe rrugët e qytetit gumëzhinin deri në mesnatë. Shumë mesazhe falenderimi nga qytetarët na e hiqin lodhjen si me dorë.    Fryma e grupit, bashkëpunimi i çdo strukture dhe motivimi që na jepte kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda BUFI, sollën atë që quhet – SUKSES…

 

SHKARKO APP