Dorëshkrimet pa censurë, të “Portretit të Dorian Grejit”
“Ai mund të shkruajë vetëm për fisnikë të jashtëligjshëm dhe telegrafistë perversë”, shkroi një kritik i Oscar Wildet për “The Scots Observer” në korrik 1890, duke reaguar ndaj publikimit të parë të “The Picture of Dorian Grey” (Portreti i Dorian Grejit) në revistën Lippincott.
Kjo ishte një nga “qindra shënime kritikuese për veprën e Oscarit”, tha nipi i Wildet, Merlin Holland, për “The Times”.
Oscar Wildet iu desh që ta rishihte dhe një herë veprën e tij të cilësuar “estetike” duke i hequr asaj pasazhet erotike mes homoseksualëve. Në librin e ri, të pasur me dorëshkrimet e tij, do të gjenden të pafiltruara rreshtat që shprehin dashurinë e pastër dhe të patrazuar, të cilët autori ishte detyruar t’i hiqte, që vepra të kthehej në suksesin letrar që rezultoi të ishte më vonë.
“Është kaq e dukshme që unë të kam adhuruar me shumë më tepër ndjenjë sesa një njeri i zakonshëm do të adhuronte shokun e tij”, i thotë piktori Basil Dorian, Grayt, në një nga shkrimet e publikuar në shtypin e kohës, por që më pas u hoq nga romani përfundimtar. “Unë nuk kam dashur kurrë një grua. Mendoj se kurrë nuk kam pasur kohë… Thjesht di që të adhuroj ty çmendurisht, thellësisht, në mënyrë absurde.”
Këto fjali i shtynë lexuesit e Lippincottit të konsideronin veprën si: “një roman të neveritshëm dhe sodomit. “(Për këto fjali Oscar Wilde u fut në burg me akuzën se ishte homoseksual).
Libri me dorëshkrimet origjinale të Wilde, të cilin e botoi vetë Holland, e quan: “Të pathënat e Dorian Grejit”, duke dashur të nënkuptojë këtu se Wilde ishte i detyruar të hiqte nga vepra e tij ato gjëra për të cilat shoqëria nuk ishte ende gati t’i lexonte.
“Ai mbështetej në të drejtën universale të një artisti për të krijuar dhe thënë çfarë të dojë”, thotë Holland për gjyshin e tij. “Ai kishte të drejtën të krijonte personazhet që dëshironte të krijonte.” /Konica/