Dorështrëngimi, historia e një përshëndetjeje universale shumë të lashtë
Nga Mateo Ruboli
Shtrëngimi i dorës, është një gjest universal që tregon përshëndetjen, por gjithashtu edhe arritjen e një marrëveshje apo urimin e dikujt, bazuar në kontekstin në të cilin kryhet. Ai kryhet si midis dy njerëzve krejtësisht të panjohur për njëri-tjetrin dhe që takohen për herë të parë, ashtu edhe midis të afërmve të ngushtë, që përsëritet sipas nevojës edhe disa here, për të treguar dakordësinë e ideve ose mendimeve.
Është e mahnitshme të mendohet se si shtrëngimi i duarve, është një gjest lehtësisht i interpretueshëm në të gjithë botën, i përsëritur herë të panumërta nga njerëz nga kultura dhe qytetërime të largëta mes tyre.
Por pse shtërngojmë duart me njëri-tjetrin?
Gjesti i shtrëngimit të duarve, daton që në kohët e lashta, madje edhe atëherë ishte një simbol i harmonisë universale. Në i gjejmë gjurmët e para arkeologjike që në kohën e Babilonisë së lashtë, kur mbreti Shalmaneseri III i Asirisë (859-824 P.E.S), takon mbretit babilonas Marduk-zakir-Shumi I (855-819 PE.S), dhe ngjarja është skalitur në historinë e fronit të Shalmaneserit III, e ruajtur në muzeun kombëtar të Bagdadit në Irak.
Në Perëndim, rregjistrohet pak kohë më vonë, shtrëngimi i parë i duarve mes dy Perëndeshave, të cilat shtëngrojnë duart si simbol i një marrëveshjeje të përtërirë, në një reliev të shekullit V P.E.S, i cili ndodhet aktualisht në Muzeun e Akropolit në Athinë.
Pamja e gdhendur në reliev përshkruan Herën dhe Athinën, respektivisht perëndesha mbrojtëse të Samosit dhe Athinës, me popullin athinas që nderon atë të Samosit, për shkak se i ka qëndruar një aleat besnik, pavarësisht disfatës së flotës athinase në Agios Potamoi kundër spartanëve.
Teksti është një kopje e dekretit origjinal të nënshkruar në vitin 405 P.E.S, i gdhendur në vitet 403-402 P.E.S gjatë Luftërave të Peloponezit. Në kohën e Greqisë së lashtë, shtrëngimi i duarve përcaktohej si “dexiosis” që do të thotë “të jap dorën e djathtë”, e cila në latinisht përkthehej si “dextrarum iunctio”, që megjithatë i referohej shtrëngimit të duarve midis bashkëshortëve gjatë martesës, dhe për këtë arsye përkufizohej si “inter coniuges”.
Shtrëngimi i dorës. i kapërceu kufijtë e Greqisë dhe arriti zonat përreth. Një shembull është relievi i Mbretit Antioku I (69-36 P.E.S), sundimtar i shtetit të vogël helenistik Komagjeni, që është pikturuar duke shtrënguar duart me Perëndinë Herkul.
Në poemat homerike, shtrëngimi i duarve është përshkruar disa herë si një shenjë e besimit, ndërsa pamjet nga ceremonitë funebre janë të zakonshme, edhe në kohët e etruskëve, dhe shfaqen shumë herë për të treguar dy bashkëshortët që shtrëngojnë duart, ose personin e vdekur që largohet përfundimisht nga jeta tokësore, duke përshëndestur të afërmit me një shtrëngim duarsh.
Një shtëngim dore i fuqishëm
Shtrëngimi i duarve midis të huajve, ka qenë me gjasë i ndryshëm nga ai i treguar në shumë skulptura. Shumica e historianëve, bien dakord me identifikimin e përshëndetjes “në stilin e gladiatorit” si një shtrëngim duarsh në nivelin e parakrahut, një shenjë që do të tregonte ndër të tjera edhe mungesën e armëve të fshehura, dhe kjo lloj përshëndetje bëhej mes ushtarëve, por edhe në shoqërinë civile.
Shtërngimi i duarve në kohët moderne, do t’i atribuohet kultit të Zotit Mitra, një prej feve më të mëdha në perandorinë e madhe romake. Edhe pse ndoshta ka modele të ndryshme të shtrëngimit të duarve në epokat e mëvonshme, përdorimi universal i këtij gjesti në shoqërinë moderne, me gjasë ka ndodhur më herët se sa në kohën e romakëve, grekëve dhe bizantinëve.
Kalorësit mesjetarë përshëndeteshin mes tyre me një përshëndetje moderne ushtarake, duke vënë dorën e trye mbi ballë dhe hequr përkrenaren që kishin në kohë, gjest që është trashëguar deri në ditët tona. Disa historianë besojnë se shtrëngimi i duarve, u rrikthye të ishte popullor falë obortarët e shekullit XVII, të cilët e konsideronin shtrëngimin e dorës një alternativë të barabartë me gjunjëzimin apo heqjen e kapeles.
Përshëndetja më vonë u bë një simbol i përbashkët dhe, në vitet 1800, manualet e etiketave të sjelljes, përfshinin shpesh udhëzime për teknikën e duhur të shtrëngimit të duarve. Një udhërrëfyes i vitit 1877, i këshillonte lexuesit që “një zotëri që shtyp brutalisht dorën që takon, ose e shtrëngon me forcë, nuk duhet të ketë kurrë mundësi ta përsërisë këtë gjest”. / VanillaMag – Bota.al