Dramaturgu që refuzoi paratë e Nobelit dhe që Nolit i tha: Ngatërruat profesionin

George Bernard Shaw (1856-1950) ishte një dramaturgët më të mirë mëdhenj që njeh historia dhe një nga themeluesit e institucionit prestigjioz, London School of Economics. Irlandezi që ishte kritik e polemist, shkroi mbi 60 vepra. Në vitin 1925 u nderua me Çmimin Nobel në letërsi.

Por, Shaw është ndër të rrallët që ka refuzuar të pranojë paratë e Nobelit, duke thënë: “Unë mund t’a fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”.

Shaw ka edhe një histori me shkrimtarin dhe politikanin e njohur shqiptar. Kur Fan Noli botoi librin “Bethoven and French Revolution” (Betoveni dhe Revolucioni Francez), i dërgoi një kopje edhe Shawit, i cili ia kthen një përgjigje me shaka e kompliment: “Ngatërruat profesionin, kur u bëtë prift…”

“Kjo është një vepër e një kritiku dhe biografi të dorës së parë. E lexova të tërë që nga fillimi e deri në fund me kënaqësinë më të madhe, meqë jam edhe vetë një njohës i muzikës, kritik dhe artist-filozof me profesion”, ka thënë Shaw për veprën e Nolit. /Telegrafi/

SHKARKO APP