“Dritëhije” në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve (Video)

Godinë, e cila mbart shumë mistere brenda saj. I tillë është Muzeu Kombëtar i përgjimeve “Shtëpia me gjethe”, i cili hapi dyert për të gjithë vizitorët në ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve Arkeologjike.

Në këtë ditë, u promovua edhe numri i parë i revistës shkencore periodike “Dritëhije”.

Kjo revistë ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte mbi regjimin diktatorial, mbi dosjet e Ish- Sigurimit të Shtetit, kontrollin e përndjekjen të qytetarëve si dhe probleme të muzeologjisë postkomuniste e të trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve Arkeologjike, u zhvilluan një sërë aktivitetesh kudo në Shqipëri.

“Dritëhije” në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve

SHKARKO APP