Duhet të mbyllësh disa cikle në jetë që të fillosh të tjerë
Jeta është e bërë nga cikle. Cikle që ndryshojnë, që janë të plota dhe që janë të mbyllura. Gjë e cila, sigurisht, është tejet normale. Problemi i madh është në natyrën njerëzore që ngurron të pranojë fundin e gjërave dhe insiston në situata që rrezikojnë shëndetin e tyre mendor.
Duhet kohë për të kuptuar se jeta nuk është në vartësinë tonë. Mbyll dhe hap cikle sipas nevojës së gjithësecilit për të kuptuar dhe mësuar, dhe nuk është në mëshirën e vullnetit njerëzor. Jeta është kalimtare dhe një zonjë e vetvetes.
Ajo nuk pyet nëse jemi të gatshëm të përballojmë situata të papritura ose nëse duam të vazhdojmë në rrugën që zgjedhim. Dikton rregullat dhe na bën më të fortë gjatë ecjes. Prandaj, ndjeshmëria ndaj shenjave dhe të kuptuarit e tyre para se të ndodhë e papritura, bëhet kaq e rëndësishme.
Gjëja e rëndësishme është të kuptojmë se çdo gjë që ndodh në jetën tonë na përgatit të jemi më të mirë. Është e rëndësishme të thuhet se i gjithë cikli jetësor është i lidhur me ligjin e kthimit.
Çdo gjë ka një arsye, një kohë dhe një nevojë. Nuk ka gjëra të tilla si “viktima apo të këqinj” të situatave, çfarë ekzistojnë janë veprimet dhe pasojat e tyre. Dhe vetëm kaq!
Ju nuk mund ta fajësoni mësuesin nëse nuk keni studiuar për provimin. Ju nuk mund të akuzoni të dashurin pse është xheloz, nëse i keni dhënë arsye për të qenë. Nuk mund të thuash se pagat janë të pamjaftueshme nëse shpenzon më shumë se sa fiton.
A e kuptoni se si funksionon jeta? Ne korrim pikërisht atë që mbjellim. Prandaj, është kaq e rëndësishme që të kuptojmë ciklet e jetës dhe rëndësinë e ligjit të kthimit.