Dy artistë shqiptarë në teatrin e Romës
Dy artistë shqiptarë janë protagonistë në një nga operat kryevepra të kompozitorit rus Çajkovskit, “Eugenij Onegin” që sapo ka debutuar në skenën në Teatrit të Operas në Romë.
Tenori Saimir Pirgu në rolin e Vladimir Lenskij e mezzo soprano Irida Dragoti në atë të Larinës kanë performuar sukseshëm në natën e parë (18 shkurt 2020) mes duartrokitjeve të publikut roman që ka pritur me mjaft entuziazëm rikthimin në Romë të kësaj vepre të rëndësishme të baletit botëror.
Nën drejtimin e regjisorit kanadez Robert Carsen e të drejtorit të orkestrës James Conlon, për rreth 3 orë, publiku në sallë ka shijuar këtë spektakël klasik i interpretuar në gjuhën origjinale ruse, i bazuar në novelën në vargje të Pushkin.
Opera “Eugenij Onegin” intepretohet ne Teatrin e Operas për herë të pestë e për herë të parë nën regjinë e Robert Carsen.
Për herë të parë u vu në skenë në Romë më 1965, më pas në 1975, më 1981 e më 2001.
“Lenskij është një personazh me të vërtetë gjeniun, që adhuron dashurinë e pastër, dashurinë si në librat e romaneve të tij e konflikti me Oniegin është pothuajse asgjë e krahasur me ditët e sotme. E në këtë pastëri shpirti e në idenë që ai ka për miqësinë e dashurinë nuk pranon që të ndotet.”
Ndërsa për drejtorin e orkestrës James Conlon opera “Eugenij Onegin” është një emocion i tërë nga fillim deri në fund, siç është karakteristike e gjithë vepra e Cakkovskit.
Mezzo soprano shqiptare Irida Dragoti që jeton prej vitesh në Romë intpreton rolin e Larinës, nënës së Tatianës, e cila u dashurua me shikim të parë me Eugenij Onegin.
Opera “Eugenij Onegin” u interpretua për herë të parë në Moskë më 29 mars 1878.
/Ora News