Dy foto nga i njëjti vend, si ka ndryshuar Tirana në 80 vite

Nga Gazmend Bakiu (Historian)
Fotoja e parë është bërë në vitet 1939-40. Rrugët që shikoni janë ajo e “Bimbashit” (sot “Kajo Karafili”) dhe rruga e “Kavajës”. Mund të dalloni hotel “Internacionalin” (ku sot më së shumti bëhen ceremoni mortore), Shtëpinë e Oficerëve (“Lidhjen e Shkrimtarëve”, në kohën e socializmit), ish-ambulancën Nr.5, kinemanë “Gloria” (“Republika” apo “Milenium” më pas), Sahatin dhe Xhaminë e Et’hem beut, Xhaminë e Vjetër, etj, etj.
Sot me 5 dhjetor 2020, unë hipa në minaren e Xhamisë së “Dine Hoxhës”, në rrugën e “Kavajës”, pikërisht aty nga ku fotografi 80 vjet më parë kishte bërë këtë resme. Dhe rezultoi pamja që shikoni në foton e dytë. Referenca për të dyja resmet është ndërtesa që kam shënuar me X.
Mund të gjykoni vetë ndryshimin. Fotografimi nga minarja e xhamisë ishte një emocion i veçantë.

SHKARKO APP