Dy javë kulturë në Apoloni, koncert-komedia “Zija e bardhë” mbylli aktivtetet e projektit “Tourne”
“Zija e Bardhe” është kocert-komedia që mbylli siparin e projektit “Final Event Tourne” që u zhvillua për dy javë rresht në qytetin e Fierit.
Nën regjinë e Milto Kutalit, ajo u vu në skenë nga aktorët e teatrit Bylis, me pjesëmarrjen e tenorit të mirënjohur Kastriot Tusha dhe sopranos Erjona Gjyzeli dhe Ansamblit “Myzeqeja”.
Natën e fundit pas ekspozitës së kolonisë së artistëve, me pjesëmarrjen e piktorëve më të njohur nga bota, vijoi teatri-koncert “Shkurt Zef”, me një interpretim mbresëlënës te aktorit Arben Derhemi dhe Drejtor Artistik i kësaj shfaqje është i paharrueshmi Rikard Ljarja.
Në këtë projekt ku marrin pjesë Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi, aktivitetet u zhvilluan në një formë të alternuar mes teatrit, pikturës, librit dhe muzikës.
Për shkak të pandemisë pjesa më e madhe e aktiviteteve u zhvilluan në qytetin antik të Apolonisë.
Pjesmarrës ishin edhe emra të njohur të artit shqiptar.