Dy netë show për 20 vjetorin e Miss Shqipëria. Joinda shehu i rikthehet ekranit
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga finalja e “Miss Shqipëria 2018”, organizatorët e eventit tëvetëm tëbukurisë në vend kanë zbuluar disa nga detajet e këtij spektakli. Në këtë edivcion të konkursit të më të bukurës shqiptare do të konkurojnë 32 vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe vende të tjera ku jtojnë shqiptarë. Bukuroshet e këtij viti kanë përmbyllur turin e përhershëm tëMiss Shqipërisë, ku kanë parë qytete të ndryshme, kanë vizituaar zona dhe treva të lashta historike dhe turistike, nga deti në mal, dhe aktualisht kanë filluar përgatitjet për natën e madhe.
Por ky edicion do të jetëi vecantë dhe i ndryshëm nga ata paraardhës. “Miss Shqipëria” sivjet feston 20 vjetorin dhe për këtë arsye edhe festa që do të organizohet në Kalanë e Tiranës do të jetëspecial dhe jo një, por dy netë radhazi. Kështu mbrëmjen e 10 qershorit do të parakalojnë në skenën e Miss Shqipërisë, përvec konkurenteve për më të bukrën, edhe shumë të ftuar special dhe miq të Deliart Association. 20 vjet nënkuptojnë shumë bashkëpuniime dhe kujtime, aventuar dhe sfida të cilat do të risillen në vemendje nga vetë protagonistët. Ndërsa nata e dytë, ajo e 11 qershorit do të jetë finalja festive në fund të së cilës juria do të përzgjedhë mbretëreshën e këtij viti.
Surpriza e tretë që organizatorët kanë zbukuar sot janë emrat e prezantuese. Pë rata që ju ka munguar Jonida Shehu do të kenë mundësi ta ndjekin sërish nga ekrani me gjithë sharmin dhe karizmën në prezantim. Ajo do të ngjitet në skenë bashkë me dy vëllezrit e njohur, Donald dhe Romeo Veshaj. Një trio që ka filluar ndërkohë provat për të sjellë një prezantim krejt ndryshe nga ajo cfarë jemi mësuar deri më sot.
Surpriza të tjera? Ka plot të ftuar special ky vit. Por shumë prej detajeve do të tregohen të dielën dhe të hënën në eventin special të “Miss Shqipëria 2018”