Dyert e Tiranës hapen në Venecia
Një pjesë e mjedisit urban të Tiranës nis rrugëtimin në Bienalen e Venecias.
Në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2018, Shqipëria po përfaqësohet me projektin “Hapësira zero”, i cili ka zgjedhur portat e vjetra të marra nga banesa në Tiranë, si element për të shpjeguar Tiranën ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia.
Seria e dyerve e instaluar në ‘Hapësirën Zero’ linjëzon kalimin mes të brendshmes dhe të jashtmes në urbanistikën bashkëkohore të Tiranës, karakterizuar nga prezenca e shumë dyqaneve, punishteve, kafeneve, të pranishëm kudo nëpër qytet dhe pothuaj 24 orë në shërbim të qytetit.
Pasuri e një kulture antike e adaptuar në mënyre kreative me nevojat e përditësuara të qytetarëve për një hapësirë totalisht në dispozicion, një hapësirë të lirë për publikun. Për këto arsye, “Hapësira Zero” e Tiranës ridimensionon qytetin në shkallë njerëzore, duke u kthyer tashmë në këtë hapësirë ku gjeneratat e ardhshme njohin vetveten.
Pavijoni shqiptar komisionohet dhe mbikëqyret nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe kurohet nga një ekipi i kompozuar me kujdes dhe që ka si emërues të përbashkët qasjen e thellë kritike ndaj projektimit, një qasje kjo, që kërkon stimujt jo vetëm në botën vizuale, por gjithashtu inspirohet nga pëlhura sociale, njerëzimi, historia dhe kultura lokale si e tërë./a.a/ /a.g/atsh/