“E shihja të luante në teatër dhe e kisha zili”, Robert Ndrenika flet për ndarjen nga jeta të regjisorit Fejzo

Aktori i njohur, artisti i merituar dhe “Nderi i Kombit”, Robert Ndrenika, nuk mund ta fshehë trishtimin për humbjen e regjisorit Muharrem Fejzo.

Ndrenika tregoi për “News24” se e ka njohur Fejzon që fëmijë dhe se e kishte zili teksa luante në teatër. Ai e kujton me respekt punën me regjisorin e mirënjohur.

“E njoha Fejzon që kur isha fëmijë. E shihja të luante në teatër dhe e kisha zili. Me Fejzon kam qenë te filmi ‘Kapedani’. Kujtoj me respekt punën me Muharrem Fejzon. Punova me Fejzon  edhe te ‘Fije që priten’. Humbja e Fejzos, humbje për artin. I shpreh ngushëllime familjarëve të Fejzos!”, deklaroi ndër të tjera Ndrenika.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?