“Edhe muret kanë veshë ”, një homazh për viktimat e komunizmit

“Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më i mirë”, do të shprehej Albert Camus mbi esencën e të qenurit një njeri i lirë.

Dhe duket se fjalët e tij morën kuptim të plotë gjatë projeksionit të filmit dokumentar “Edhe muret kane veshë ” të regjisorit Ervin Kotori, që vjen si një bashkëpunim me artisten konceptuale Alketa Xhafa Mripa, dhe ideatoren, Kristale Ivezaj Rama.

Dokumentari është një rrugëtim i tre krijuesve nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kërkim të historive tronditëse, të rrëfyera nga vetë viktimat e kampeve të përqendrimit gjatë diktaturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Ervin Kotorin, ky projekt ka qenë një ndër më të veçantët e karrierës së tij, dhe ai beson se çdo histori mbijetese meriton një trajtim kinematografik me vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për artisten, Alketa Xhafa, ky dokumentar ishte një mundësi për të guxuar aty ku të tjerët s’kanë mundur.

Kristale Veizaj, ideatoria e projektit, rrëfen emocionet e vizitës në kampin e përqëndrimit të Tepelenës, ku të paret e saj vuajtën mizoritë e diktaturës.

“Edhe muret kanë veshë ”, një homazh për viktimat e komunizmi

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?