Edicioni i dytë i çmimit Musine Kokalari

Ambasada e Italisë, në bashkëpunim me DHTISH – Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri, do t’ju dorëzojë nxënësve më të mirë maturantë të të tre seksioneve dy gjyhëshe, Ismail Qemali në Tiranë, 28 Nëntori në Shkodër dhe Themistokli Gërmenji në Korçë, një udhëtim studimor në kuadër të Edicionit të Dytë të Çmimit Musine Kokalari.

Musine Kokalari, e para shkrimtare dhe poete shqiptare e ‘900, e ndjeshme ndaj çështjeve të gruas, u diplomua në Romë, në vitet 1938 – 41, pranë Universitetit La Sapienza. Pasi kthehet në Atdhe dhe angazhohet në ndërtimin e një Shqipërie të re, persekutohet nga regjimi komunist dhe privohet nga liritë themelore deri në largimin e saj nga jeta në vitin 1983.

Dhënia e Çmimit do të realizohet falë pjesëmarrjes së Universitetit E-campus, Eco Tirana sha, Etea Group srl dhe Cotonella/Shqiperia Trikot shpk, të cilat ndihmuan në sponsorizimin e aktivitetit. Tre nxënësit fitues (një për çdo klasë XII të seksioneve dy gjyhëshe) do të përzgjidhen në bazë të notës në provimin e gjuhës italiane (9/10 dhe 10/10). Më pas do të vijohet me vlerësimin nga ana e mësuesve të cilët do të kenë parasysh jo vetëm ambicjet e nxënësve për të ndjekur studimet e gjuhës italiane, por do të vlerësojnë gjithashtu edhe sjelljen e tyre përgjatë gjithë vitit. Në bazë të kësaj përzgjedhjeje, fituesit do të shpallen nga një Komision i përbërë nga Koordinatori i veprimtarive kulturore të Ambasadës së Italisë, Carlotta D’Amico, nga Sekretari i Përgjithshëm i DHTISH dhe nga mësuesja e gjuhës italianë në shkollën Ismail Qemali, Pisana Grossi.

Ceremonia e dhënies së çmimit do të zhvillohet në datën 27 qershor në Rezidencën e Ambasadorit të Italisë, në prani të Institucioneve, të trupës së mësuesve të Shkollave, të Universiteteve shqiptare, të përfaqësuesve të kulturës dhe të shoqërisë civile shqiptare.

Nxënësit që do të shpallen fitues, në shoqërinë e një mësuesi shqiptar, do të nisen për një periudhë të shkurtër studimore dhe argëtuese e cila parashikon një vizitë në Como, dy ditë formimi intensiv mbi komunikimin institucional dhe integrimin europian të organizuara nga Universiteti E-campus, i cili do të ofrojë dhe qëndrimin pranë campus-it të Novedrate-s si dhe një vizitë kulturore në qytetin e Milano-s. Nxënësit e përzgjedhur si ndër më të mirët, por që nuk do të shpallen si fitues, do të pajisen me një fletë lavdërimi dhe do t’ju jepet një libër për shkrimtaren.

Fondet që mund të teprojnë do të përdoren për krijimin e një faqeje web të përbashkët për të tre seksionet dy gjyhëshe të Tiranës, Shkodrës dhe Korçës.

SHKARKO APP