Edicioni i sivjetmë i Anibarit, me 300 filma të animuar

Rreth 300 filma të animuar, me llojllojshmëri te pasur artistike e me temë kryesore shpresën dhe frikën, do të shfaqen në kuadër të Festivalit Anibar.

Kështu bënë të ditur zyrtarë të Anibar International Animation Festival, i cili fillon më 15 korrik dhe do të zgjasë deri më 21 korrik.

Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja, tha se ka qenë shumë e rëndësishme që në këtë edicion të kenë laramani.

Ai bëri të ditur se në këtë vit jubilar të këtij festivali, do të kenë një përfshirje të aktiviteteve të ndryshme që do të shfaqen në pesë kinema të Pejës.

“Kemi pasur njëmijë aplikime, prej tyre janë përzgjedhur 300 filma. Edhe këtë vit kemi vazhduar t’i angazhojmë studentët nga Kosova në mënyrë që të rrisim kritikën e tyre”, tha ai.

Leonora Aliu, koordinatore për media, tha se janë përqendruar për një program sa më të pasur.

“Do të kemi 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 katër punëtori për te rinj, tri masterklasa dhe mysafirë specialë”, tha ajo. /KP/

Anibar International Animation Festival në konferencë (Drejtpërdrejt)

SHKARKO APP