Edukimi me traditën skënderbegiane

Nga Halil Rama

Edukimi i brezit të ri me traditën skënderbegiane duhet të jetë ndër prioritetet e institucioneve tona qeverisëse e social-kulturore, i shkollave tona të mesme e të larta por edhe i njësive të qeverisjes vendore. Në të vërtetë, shpallja e 2018-s si viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është pritur me interes në shumë nga këto institucione, të cilat në këtë kuadër po zhvillojnë veprimtari të shumta edukative e kulturore-artistike.

Shembulli më sinjifikativ i këtyre veprimtarive ështëNjësia Administrative Nr.10 në kryeqytet. Administratori i kësaj Njësie, Dr.Arjan Hamiti, ka ndërtuar një strategji efikase bashkëpunimi me gjimnazin “Qemal Stafa”, për vetë faktin e vendndodhjes së tij brenda teritorit të kësaj njësie, por edhe me Muzun Historik Kombëtar.

Jo vetëm te gjimnazistët e “Qemal Stafës”, por edhe për qindra intelektualët kryeqytetas që ndoqën montazhin muziko-letrar kushtuar Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që u shfaq të hënën paradite në sallën e Madhe të Muzeut Historik kombëtar, ky event pati ndikim të drejtëprdrejtë në edukimin e tyre me traditën skënderbegiane. Një aktivitet mbresëlënës ku çdo kush ka ç’të mësojë nga simboli kombëtar i përbashkimit, që edhe pas 550 vitesh nga ikja në botën e përtejme ndikon fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve, në përpjektet për progres dhe në rritjen e vetëdijes sonë kombëtare, por edhe evropiane.

Thjeshtë dhe bukur, pa frazeologji boshe dhe stereotype, këtë mision të veprimtariveme karaketer të tillë edukativ e bëri të ditur Dr.ArjanHamiti, si nismëtar dhe ndër organizatorët e aktivitetit.

Të kombinuara në mënyrë perfekte me fjalën artsitike të gjimnazistëve më të talentuar të “Qemal Stafës”, që interpretuan mjeshtëriasht pjesë nga krijimtaria kushtuar Heroit tonë legjendar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishin dhe fjalët përshëndetëse të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Abas Hado, drejtores së këtij gjimanzi Nina Guga, si dhe shkrimtares së re Alda Mehmeti, autore e romanit “Engjejt e errësirës”.

Gjimazistët, me interpretimet e tyre sollën në skenën e sallës së madhe të Muzeut Historik Kombëtar, Skënderbeun e Marin Barletit si personifikim i shpirtit heroik të popullit dhe si burim frymëzimi për heroizmat e tij që e ndoqën edhe shumë poetë të tjerë të Rilindjes, si Naim Frashëri, A. Z. Çajupi, Mjeda, Asdreni, Siliqi, të cilët u pasuan nga poetët arbëreshë, si Gavril Dara i Riu, Zef Serembe, Bernard Bilota dhe në kohët tona nga Sabri Godo, Kasem Biçoku, historiani i mirënjohur Kristo Frashëri, etj.

Një event kulturor letraro – artistik për nder të heroit tonë legjendar Gjergj Kastrioti Skenderbej, nga i cili mund të mësojnë dhe njësitë tjera administerative për të ndërtuar programe të përbashkëta me shkollat brenda territorit të tyre.

Mesazhi që përcolli ky event ishte fare i qartë: Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë si Gjergj Kastriot Skënderbeun. Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të sigurt ndaj ushtrive turke, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë.

Në të gjitha gjuhët e botës është folur, shkruar e debatuar për heroin kombëtar duke provuar dimensionin, vlerat e rolin e tij të pazëvendësueshëm, jo vetëm në ruajtjen dhe përbashkimine kombit tonë po veçanërisht në mbrojtjen e civilizimit evropian, identitetit dhe përkatësisë së tij të vyer….Pothuajse të gjitha këto aspekte ishin pjesë e spektaklit të gjimnazistëve të “Qemal Stafës”. Janë pikërisht këto fakte që na motivojnë më shumë ne shqiptarëve për ta konsideruar vitin 2018, vitin e 550 vjetorit të vdekjes të Heroit tonë mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si vitin e krenarisë tonë kombëtare. Kjo për faktin se viti në të cilin kemi hyrë që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar është shpallur nga Qeveria e Shqipërisë si vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Formati dhe subjektet e veprimtarive që duhet të zhvillohen në këtë kuadër janë të shumta e të larmishme. Mjafton një monatzh muziko-letrar si ai i Njësisë Administrative Nr.10 dhe gjimanzit “Qemal Stafa” në kryeqytet qëmund të merren si etaloni veprimtarive për të evidentuar personalitetin e Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak, si mbrojtës të krishtërimit. Një aktivitet mbresëlënës, produkt i bashkëpunimit të frytshëm të Administratorit të Njësisë Adminustrative Nr 10, dr.Arjan Hamiti me Drejtorinë e Gjimnazit “Qemal Stafa” dhe Muzeun Historik Kombëtar, duke konsideruar kështu të një rëndësie të veçantë edukimin e brezit të ri me traditën skënderbegiane, në vitin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjithsesi ekzistojnë mundësi edhe për dokumentarë, sesione shkencorë e jubilarë, apo edhe vizita në muze e vendluftime të Skënderbeut për t’u njohur me figurën e heroit tonë kombëtar dhe veprën e tij që ndër shekuj frymëzoi burra shteti, patriotë, politikanë, diplomatë, ushtarakë, historianë, kompozitorë, piktorë, artistë, shkrimtarë e poetë të talentuar, rapsodë, të të gjitha kohërave, të kombeve dhe vendeve, duke bërë kështu të njohur ndërkombëtarisht kombin shqiptar përmes emblemës së tij më të vyer historike.

Jo më kot vendimi i parë i qeverisë për këtë mandat, ishte shpallja e këtij viti mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut sepse edhe pas 550 vitesh nga vdekja e heroit tonë kombëtar, ai vazhdon të shfaqet si simbol i një lufte të pathyeshme për liri, si strategu madhështor e mjeshtër i artit luftarak, që prej 550 vitesh ka frymëzuar mbarë kombin tonë.

Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut duhet konsideruar si një vit ardhmërie i fokusuar tek politikëbërja, tek konsolidimi i institucioneve dhe tek bashkëveprimi me shqiptarët kudo që ndodhen, duke bërë më të mirën në funksion të edukimit të brezit të ri me historinë dhe traditën skënderbegiane. Duke reflektuar mbi historinë e lavdishme që Gjergj Kastriot Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe, të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, konsolidimit të shtetit ligjor, të sigurisë dhe reformave transformuese në një rrugëtimin europian…

Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut pritet të frymëzojë edhe qytetarë apo institucione të tjera për aktivitete të ndryshme.

 

SHKARKO APP