EKSPOZITA/Nduarnduarshmëri stilesh dhe motivesh (FOTO)
Nga Prof. Dr. Hivzi Muharremi
Me rastin e ekspozitës, Ndërkombëtare-botërore, Edicioni i IV, Tirana Internacional Watercolor Biennale me temë “Natyrë e qetë”, hapur kohë më parë në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Këtë eviniment që nga viti 2015 e ka mbështetur dhe e mbështet Institucioni i Muzeut Historik Kombëtar.
Në ekspozitën tanimë tradicionale të Biennalit të katërt kanë marr pjesë 310 artistë nga 58 vende të botës, në mesin e të cilëve vecohen emra të spikatur të arteve nga trendet e ndryshme të arteve pamore. Andaj, ky manifestim me karakter botëror jo vetëm që sjellë emra të njohur, por përmes trajtimit të veprave në teknikën e akuarelit me tematikë nga zhanri “Natyrë e qetë” dëshmon për një trajtim shumë specifikë të imazheve dhe motiveve të shumëllojshme të trajtuara në veprat e artistëve të fushave të ndryshme artistike.
Kjo karakteristikë më së miri mund të venerohet në strukturën koloristike të vetë kompozimit, në trajtimin dhe paraqitjen e formave dhe objekteve natyrore, me pikturimin e qenieve të gjalla që zakonisht pleksën në jetë të vdekur, mizat, fluturat, pastaj në pjesën dërmuese të autorëve trajtohën tavolinat të shtruara me lule në vazo apo mbi sipërfaqen e tavolinave, ku gjuha e trajtimit dallon nga ajo tradicionalja e antikitetit apo të piktorëve të Rilindjës, Barokut, Realizmit, por gjithnjë në shpërfaqje të elementeve të një fryme moderne me primesa të elementeve abstrakte.
Teknika e akuarelit nga artistët është trajtuar që nga periudha e hershme egjiptiane si dhe në periudhat e ndryshme historike e deri me sot artistët e stileve dhe zhanreve të ndryshme e kanë aplikuar këtë teknikë, andaj edhe vetë organizimi i një manifestimi i tillë me karakter ndërkombëtar është një pasqyrë e qartë për trajtimin dhe evoluimin e kësaj teknike mvarësisht nga autorët e shteteve pjesmarrëse në këtë Biennal. Përmes tablove të ekspozuara tek cdo njëri vërrehet vecantia koloristike e teknikës së akuarelit, trajtimi i formave të nduarnduarta, imazheve, raporteve koloristike, trajtimit të elementit të dritës e cila në shumë vepra të artistëve i prek edhe stilet e periudhave të ndryshme historike. Pra, cdo artist, i prezentuar me një vepër është orvatur që tërë atë kreacionin artistik të stilit të vetë ta mpleks në kompozimin e natyrës së qetë.
Për ate edhe vetë koncepti i ekspozitës së Biennalit të akuarelit tek dashamirët e artit zgjon interesim të madh për tu njohur më për së afërmi me karakteristikat e cdo shteti apo rajoni nga veprojnë krijuesit. Edhepse koncepti, tematika e ekspozitës është “Stil Life”, artistet jo vetëm format e objekteve të pikturuara por edhe imazhet e natyrës sidomos të pranverës kur fillojnë të shfaqen lulet e para natyrore me shumë ngjyershmërinë e tyre poetike nxisin një optimizëm shpirtëror tek vrojtuesi. Pra, në përgjithësi këto natyra të qeta evokojnë skenat e gëzueshme dhe të hareshme nga jeta e përditshme, kundruadh atyre skenave të bezdishme, të llahtarshme e posacërisht të këtij konteksti kohor kur e tërë globi është në ballafaqim me Pandeminë monotonike dhe të bezdishme të koronavirusit.
Në mesin e shumë krijuesëve të spikatur vecohen emrat e artistëve të njohur botëror si: Alvaro Castagne, Sanislav Zoladz, Jose-Luis Corella, Eftim G. Ristov, Atanur Dogan, Hong Shan, You Mee Park, Mona Omrani, Selma Todorova, Keiko Hoshimo, La Fre, Neuza Petti, Emanuell Brunet, Aneta Gajos e shumë e shumë të tjerë.
Tek kompozimi i Alvaros, nga Urugvaji, shpërfaq një frymë krejtë më ndryshe e natyrës së qetë, vepra është shumë më e strukturauar në aspektin e gamës pikturale të një trajtimi më modern të një theksueshmërie të kokave, asociacion tek figurave të kafshëve shtëpiake. Raportet e dritë-hijeve, ngjyrat kontrastive dhe gama e mbylltë janë elementet më parësore që e karakterizojnë punimin e Alvaro Castangnetit. Tek piktori Spanjoll Jose – Luis Corella është një kompozim shumë më përmbajtësor si në aspektin e aktualitetit të kohës poashtu edhe vetë strukturimit të formave gjësendeve apo objekteve të harmonizuara në aspektin kompozicional. Në këtë duo kompozicionale të strukturës koloristike dhe të formës dominon elementi i dritës e cila jo vetëm që i thekson format por bëhet pjesë e pandashme e vetë kompozimit.
Fryma tipike barokiene reflekton në kompozimin e “Natyrës së qetë” tek piktori grek Eftim G. Ristov, vecanërisht fryma karavaxhiane e Karavaxhos. Përmes thyerjeve të draperisë përfitohën format dinamike që ndërlidhen me frutat bregdetare. Si kontrast i sfondit të mbylltë kompozicional spikasin shporta me fruta dhe implementimi i dritës nga pjesa e majtë e kompozimit drejtë formave të fruteve dhe draperisë në sipërfaqen e tavolinës. Përmes draperisë dhe fruteve të pikturuara, autori e realizon edhe veprën e cila duket dypjesëshe kundruall sfondit të errët.
Piktori Atanur Dogan, nga Kanada, e trajton portretin mitologjik të Apollonit me theksim të një koloriti më shtresor në fytyrën e figurës, ku në mënyrë maestrale e vë në spikamë shikueshmërrinë. Realizimi tipik në teknikën e akuarelit. Në veprën e Hong Shan nga Kina, është një realizim i imazhit me fruta deti-karkaleca në frymën reale në shikim të parë, por sfondi dhe hapësira ku është vendos pjata me fruta deti ngërthen një dozë të artit modern.
Tek piktori anglez, Davi Poxon si imazh kryesor trajtohet porta e vjetër e cila theksueshmërinë e arrinë përmes përkufizimit të linjave vertikale dhe me theksimin e atyre diagonale që depërtojnë nga muri në anën e djathtë të kompozimit. “Natyra e qetë” me vazo të luleve trajtohet në veprat e artistëve: Ekatarina Sava, Isabel Moreno Alosete, Megha Kapoor, Ze Ze Lai, Oltsen Gripshi, Shpresa Bajko, Edmon Kojani, Nina Kukshieva, Catherine Rey, Irina Sorochinsy, Mahsa Alvandi, Orsola Ruggeri, Keiko Hochino, Benita Jasiqi, Refki Gallopeni, Varvara Kurakinja, Julia Kirilina, Olena Kolotova e shumë e shumë krijuesëve të tjerë të cilët i kanë realizuar veprat e tyre në një frymë poetike, idilike duke e shprehur shpirtin e tyre përmes këtyre imazheve pranverore, ku cdo gjë është në lulzim, ku një atmosferë krejtë më ndryshe reflekton nga ajo e stinës dimërore. Pra përmes këtyre temave të trajtuara në një aspekt e mpleksin begatinë dhe lumturinë shpirtërore jetësore.
Një numër i konsiderueshëm i krijuesëve i është qasur shqyrtimit të temës së natyrave të qeta përmes pikturimit të imazheve me fruta të ndryshme, ku trajtimi i tyre kryesisht është realizuar në frymën e stilit postimpresionist me trajtimin e elementit të dritës natyrale e cila efektet më të larta e arrinë gjatë harmonizimit me koloritin e ciltër dhe intenziv të ngjyrave të ngrohta, si të autorët: Ormira Lulani, Ilion Malkollari, Lizafeta Antropova, Ling Ling Gao, Ypng Ping Sun, Zyvi Ëang, Mauri Virtaneen, Anna Sui, Irina Rebnitskaya, Tatjana Ilizky, Aditiraje Bhonsle, Yasaman Esmaeili, Marcello Carboni, Driton Kastrati, Elzhbeta Gribova, Soledad Lojd, Ramon Larruari, Sultanova Gulnara, Tamar Turchak, Marta Frei, Vivian Ëu, Olga Gerke e shumë të tjerë, të cilët çdo njëri në mënyrën e vetë i ka trajtuar këto imazhe të fruteve të ndryshme në kompozimet e natyrave të qeta. Gjithashtu prezente janë edhe imazhe nga tema të ndryshme të natyrave të qeta.
Një karakteristikë tjetër për ekspozitën e katërt, tanimë tradicionale e Biennalit të akuarelit është nduarnduarshmëria e stileve ndaj motiveve dhe imazheve nga format, objektet, frutet dhe imazhet të tjera të trajtuara. Cdo njëri nga artistet e mpleks, stilin e vetë përmes teknikës akuarel, ku njëherit edhe vetë koncepti ideor i tërë manifestimit të Binnalit është trajtimi i akuarelit me temën e “Natyrës së qetë”.