Ekspozita “Piktura dhe Fëmijët” vjen në këtë kohë Krishtlindje tek instalacioni “Reja”
Piktorja e re Anisa Sala, ka si pasion punën me fëmijët. Në këtë periudhë pandemie ajo thotë se ngjyrat i kanë shërbyer më shumë se kurrë për të shfaqur ndrydhjen nga izolimi.
“Në njëfarë mënyrë fëmijët kanë qenë të ndrydhur dhe tek kjo pjesë e kam gjetur veten si mos më mirë dhe jam marrë me piktura”.
Ajo punon kryesisht me fëmijë të moshës 5- 9 vjeç. Ajo çfarë të bën përshtypje në këtë punë janë ngjyrat e forta, por babagjyshi duket larg botës së tyre. Por nga ana tjetër nuk mungon atmosfera festive e shfaqur në forma të ndryshme.
“Kryesisht janë fëmijë të grup-moshave 5-9vjeç, realisht nuk është babagjysh prezent , por ata kanë krijuar tema të lira”, shprehet ajo.
Punën disamujore të fëmijëve kuratorja e ka çelur në një ekspozitë në instalacionin “Reja” nën titullin, “Piktura dhe fëmijët”.
Ekspozita “Piktura dhe fëmijët”do të qëndrojë hapur tek “Reja” për disa ditë. /Abc News