Ekspozita ”Unë dhe Saranda”, çel sezonin e vjeshtës në qytetin bregdetar

Ekspozita e re ”Unë dhe Saranda” do të zerë vend në sezonin e vjeshtës në Galerinë “Art-Saranda”.

Mysafire e radhës është piktorja kosovare Saranda Kika-Bahtiri, një prej 40 vajzave kosovare me emrin Saranda që vizituan shkurtin e sivjetëm qytetin që u ka dhënë emrin dhe u frymëzuan prej bukurive të saj.

Saranda Kika- Bahtiri gjeti edhe motivin e krijimit në artin pamor dhe këtë cikël krijimesh ajo e sjell për artdashësit sarandiotë dhe vizitorët.

Ekspozita do të çelet më 17 shtator, ora 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 7 tetor.

SHKARKO APP