Ekspozitë bizantine në fakultete
Historia bizantine, gjuha dhe civilizime janë pasqyruar në një tjetër formë nga studentë të departamentit të historisë dhe jo vetëm. Në kuadër të shkollës verore që zhvillohet për herë të tretë, pikturat, afresket por edhe shkrimet e kësaj periudhe u përçuan përmes një ekspozite.
Dekani Sabri Laci: “U vjen studentëve si paketë dhe realizohet në një periudhë intensive. Krahas sistemit të ligjëratave që mbahen në Fakultet studentëve u ofrohet mundësia për të vizituar qendra të rëndësishme muzeale, arikvore dhe objekte të trashëgimisë bizantine.”
Për kuratoren e ekspozitës Meri File ajo se çfarë kanë sjellë studentët është produkt edhe i ekspeditave të ndjekura.
Meri File: “Brezi sot kam përshtypjen se duhet të jetë më i informuar rreth trashëgimisë kulturore. Sa më tepër të dimë, aq më shumë vlerë ka tek ne historia, gjuha, civilizimi dhe emancipimi për çështjet kulturore.”
Arti bizantin i largohet botës natyrore duke u përpjekur të paraqesë atë që është e përjetshme, e shenjtë dhe e pandryshueshme.