Ekspozitë për ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri

Ardhja e Princ Vidit në Shqipëri është zgjedhur të paraqitet në një ekspozitë në Muzeun e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë.

Në 105 vjetorin e  krijimit të kabinetit të Princ Vidit, i cili mbërriti në Durrës në vitin 1914, Drejtori i Mësonjëtores së Parë Shqipe Niko Kotherja flet për rëndësinë që mbart kjo datë.

Niko Kotherja: Në datën 14 është 105 vjet  pas krijimit të kabinetit të Pric Vidit, i cili mbërriti në Durrës në 7 mars 1914 dhe në datën 14 ai formësoi kabinetin e tij. Për ta bërë prezent këtë datë ne sollëm një ekspozitë të veçantë.

Një pjesë e madhe e materialeve ekspozohen për herë të parë në vendin tonë.

Niko Kotherja: Ka shumë materiale interesante, duke filluar nga një flamur, i cili është prodhuar nga shqiptarët e Amerikës. Më pas kemi pullat që janë përdorur në kohën e Vidit, pasaporta etj.

Ekspozita ka ngjallur interesin e mjaft qytetarëve, që janë njohur me foto të asaj periudhe, personazhet e kohës dhe botimet.

Ora News - Ekspozitë për ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri

SHKARKO APP