Ekzekutimi nga regjimi i Vilson Blloshmit, Biberaj: Koha kur poetët pushkatoheshin për një poezi!
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, njëherësh dhe ish-deputet, Aleksandër Biberaj përkujton datëlindjen e poetit që u ekzekutua nga regjimi komunist, Vilson Blloshmi.
Përmes rrjeteve sociale, Biberaj shprehet se Vilson Blloshmi që u pushkatua në moshën 29 vjeçare për poezinë “Saharaja” sot do të mbushte 72 vjeç, ndërsa thekson se Enver Hoxha pushkatoi poetë, e Stalini jo!
Mesazhi i Biberajt
Poeti martir Vilson Blloshmi, nese nuk do te pushkatohej barbarisht nga regjimi komunist, dhe zoti do ti jepte jete, do te mbushte sot plot 72 vjec. Ai lindi si sot më 18 mars 1948 në Bërzeshtë të Librazhdit dhe u pushkatua bashke me poetin tjeter Genc Leka me 17 korrik 1977. Barbaria komuniste qe e dënoi me vdekje poetin Blloshmi vetem ne moshen 29-vjecare, ndër të tjera lidhet edhe me poezine e meposhme “SAHARAJA”, ku Shqiperia e asaj kohe krahasohet me guxim nga Blloshmi me shkretetiren e Saharase!
“SAHARAJA”
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.
Vilsoni ndoqi shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe pas mbarimit të saj edhe pse me rezultate të shkëlqyera nuk u lejua të vazhdonte shkollën e lartë. Pas diplomimit në Elbasan punoi ne pune te renda krahu. Gjatë kësaj kohe iu përkushtua shkrimit dhe përkthimit, por pa patur mundësi t’i botonte për arsye se ishte me biografi të “keqe”. Vilson Blloshmi përndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe u arrestua në vitin 1977 me akuzën “sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë”. Ditarët, përkthimet dhe poezitë iu sekuestruan dhe iu nënshtruan hetimit në detaje. Letërsia e tij do të përbente “rrezik” për regjimin komunist shqiptar. Në daten 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd (pasi e kishte dhene vendimin me pare PPSH), do t’i dënonte dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977. Në vitin 1994 Vilsonit dhe Gencit iu dha dekorata “Martir i Demokracisë” dhe në vitin 2006 u shpallen “Qytetar Nderi” te rrethit të Librazhdit. Në nder të dy poetëve është ngritur një memorial bronxi në qytetin e Librazhdit. Vetem regjimi kriminal i Enver Hoxhes pushkatoi poete, pasi as regjimi i Stalinit dhe asnje regjim ish-komunist ne Europen Jug-Lindore nuk pushkatoi poete. Respket dhe mirenjohje per vepren dhe sakrificen sublime te tyre ne emer te lirise dhe qytetarise! U phehshin ne paqe ne altarin e kombit!