Elbasan, rinisin gërmimet në bazilikën e Bezistanit

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka njoftuar rinisjesn e gërmimeve për Bazilkën e Bezistanit në Elbasan. Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, Kumbaro tha se Elbasani gëzon potenciale turistike e se nevojitet një promovim i tyre.

Elbasani ka qënë ndalesa e rradhës e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro në kuadër të programeve të integruara të turizmit. Gjatë një inspektimi të objekteve me vlera historike me Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, Minsitrja njoftoi se së shpejti do të rinisin gërmimet për Bazilikën e Bezistanit dhe rikualifikimin e saj.

Kumbaro: Gjithë synimi është që brenda qytetit të Elbasanit të zgjerohet harta e stacioneve turistike dhe të shkojmë përtej qytetit të Elbasanit, sic është projekti që ne kemi në vija Egnatia me restaurimin e plotë të atkuintumit.

Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdi nënvizioi nevojën për promovimin e potencialeve turistike të qytetit.

Sejdini: Vendosëm disa pika mbi “i” për të filluar sëshpejti punën duke respektuar edhe rregullat dhe kushtet e domosdoshme duke i dhënë Elbasanit atë që kemi vite që e kërkojmë, një qytet turistik kulturor.

Një ndër projektet e përbashkëta të Minsitrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Elbasanit është edhe rikonstruksioni i teatrit Skampa.

SHKARKO APP