Elvis Presley, “Mbreti i Rock and Roll-it” që nuk u shkurorëzua kurrë
Albert Vataj
Erdhën dhe ikën me mijëra yje të muzikës, si Elvis Presley. “Verbuan” me shkëlqimin e tyre mijëra shpërthime të pasionit dhe magjisë së muzikës, por ai ishte mbeti një mbret, zotërimet e të cilit kaplojnë kohërat. Ndërsa vitet rendin me galop, ngarkuar me ndryshime dhe risi, muzika, ajo që na u lejua si një ndalim, një shpirtje që na e lidhën me zigjirë, ajo, mbeti atje tej në një galaksi kujtese dhe nostalgjie, për të pulsuar dritime eterne prej thellë nesh. Shkrepëtinë mijëra yje në natën e dehjes së dëshirimeve nën zgjedhë, dhe e përcollëm shkëlqimin e tyre të vetëtimshëm, sepse ata shpërtheu brenda nesh, duke u bërë gjendje dhe emocion, ëndje dhe frikë. Megjithatë muzika sfidoi dhe yje si Elvis Presley dritën për të mos u fikur kurrë.
Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore të shekullit të 20, dhe njihet si “Mbreti i Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”.
Elvis Presley ishte një ndër muzikantët më të njohur dhe më me ndikim të shekullit 20. Komercialisht i suksesshëm në shumë zhanre, duke përfshirë atë pop, blues dhe gospel. Solo ishte artisti më i kërkuar në historinë e muzikës me shitjet e regjistruara dhe të vlerësuara prej rreth 600 milion kopjeve në gjithë botën. Ai fitoi 3 çmime Grammy, dhe po ashtu dhe çmimin “Grammy Lifetime Achievement Aëard”. Në moshën 36-vjeçare, ka hyrë në sallat e shumta muzikore të famës. Ai lindi për të mbetur në memorien e muzikdashëve dhe jo vetëm, një legjendë. Një ikonë e muzikës, aktrimit dhe e modës. Një kumt i hireve dhe sharmit mashkullor, cilësi që vetëm e yshti për më lart yllin e tij. Elvis Presley kumtoi shëmbëllimin e një gjenerate.
Krejtçfarë sendërton kreshtën e tij artistike është ngulm i një personaliteti, i forcës shpërthyese të energjive krijuese të një individi dhe njëherash të një brezi, të cilit ai i përkiste.
Bota e viteve ’60-’70 do ta kurorëzonte atë mbret dhe idhull.
Me të hedh hapin e parë një botëkuptim i ndryshtë për artin. Etja për të bukurën në një botë aspak të qetë, do të mbijetonte duke hedhur kësisoj ato themele, mbi të cilat u hodhën muret dhe bedenave që lartojnë të tashmen e botës së muzikës.
Elvis Presley u lind më 8 janar 1935 në Tupelo, Misisipi, SHBA. Vëllai i tij binjak, vdiq gjatë lindjes, duke e lënë Elvisin fëmijë të vetëm. Në vitin 1954, Elvis, 19 vjeç, filloi karrierën si këngëtar. Në fund të vitit 1955, ai ishte bërë i famshëm në mbarë botën. Elvis luajti në 33 filma të suksesshëm. Ai ka shitur mbi një miliardë disqe muzikore, ndoshta më shumë se çdo artist tjetër.
Vitet e abuzimit me drogës dhe recetat abuzive e përkeqësuan seriozisht shëndetin e tij, deri në mbrëmjen e 16 gushtit të vitit 1977 kur ai u shua në pronën e tij, Graceland, në moshën 42-vjeçare.