Eni Jani dhe Genc Fuga tregojnë historinë e dashurisë: Përdora formulën time

Janë përfolur shumë shpesh në lidhje me historinë e tyre të dashurisë. Aktorët Eni Jani dhe Genc Fuga u njohën si studente dhe pedagog por sot janë burrë e grua dhe prindër të dy fëmijëve. Të ftuar në emisionin “Rudina” dyshja e njohur kanë rrëfyer fillimet e lidhjes së tyre.

Gjithçka ka ndodhur para 12 vitesh kur Eni takohej me Gencin si studentja me pedagogun, deri në një moment kur aktorja hodhi hapin e parë, dhe i rrëmbeu një puthje.

Ne jemi njohur shumë kohë më përpara se të lidheshim sepse Genci ka qenë pedagog dhe unë studente. Unë e shihja thjesht si pedagog dhe ai mua si studente. Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe mesa duket aty nisi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t’i thoja profesor derisa në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor! Nuk ka patur propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ja thashë vetë e para. E putha unë e para. Tre vite më vonë u martuam. Dasma jonë ishte e përbashkët. Kemi bërë 3 ditë dasmë. Një vit më vonë lindi vajza jonë e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri.”- përfundoi ajo.

Ndërsa Fuga tregoi se si e kishte kuptuar që Eni kishte filluar ta shikonte me tjetër sy.

Nuk përdora asnjë nga formulat e letërsisë apo dramaturgjisë. Doja të kisha formulën time dhe funksionoi. Unë isha pedagogu i saj dhe shkoja në shkollë i veshur mirë, me kustum dhe kravatë. Marr vesh më vonë që një ditë Eni ka qenë duke më parë bashkë me shoqen e saj dhe ajo i thotë: S’është i keq ky…E ndërsa Eni i kthehet: “Ku e ka të mirën ai. Tmerr, llogarit pastaj se çfarë pune duhej për t’i rrëmbyer një puthje, aq më tepër vullnetare,”- ka treguar aktori dhe më pas qeshën të dy.

SHKARKO APP