Epidemia e largimit nga vendi, mungesa e një shteti që i do qytetaret e vetë

Nga Zef Mulaj –

(Pjesë nga romani ” Vështrim për tej kufive” )

Shefi i zyrës së antikrimi iu drejtua të parit, Gjergjit:
-Ç farë mund të na raportosh ndonjë të re të ditëve të fundit?- Dhe si zakonisht kur u bënte pyetje agjentëve kishte nje shikim shumë të mprehtë dhe drejt në sy, me ashpërsi të shoqëruar me një buzëqeshje ironike, që do të thoshte të flasësh me kujdes, shkurt dhe prerë. Për ndryshe, shefi ndërhynte dhe, pastaj mund të nxehej.
Gjergji nisi të përgjigjet, ashtu ngadalë dhe për të nxjerrë fjalën nga goja të dukej se i duhet dyfishi i kohës së zakonëshme, por ama ajo fjalë ishte e kjarte, e prerë dhe që nuk rrëzohej lehtë.
-Pas kontakteve me familjarët, dhe disa persona të tregut, thuhet se fëmijët janë parë ne orën shtatë të mrëmjes, në vëndin e tyre, ku shiheshin për ditë, me banane përpara, dhe djali me disa paketa cigare në dorë. Po rreth kesaj ore nje furgon me targa që nuk jan fiksuar nga askush ka qënë i ndaluar aty afër.
Ata kanë komunikuar me një përson nga makina, pastaj makina është larguar.
-Pas largimit të makinës, a jan parë tjetër femijët?- ndërhyri shefi.
– Po, janë parë përseri aty. Një përson më ka thënë se më vonë te tre bashkë janë larguar në drejtim të stacionit të autobuzave.
-Aëhere kanë marrë ndonjë autobus të ndonjë linje.- tha shefi. Se pikërisht aty nisen , edhe furgonat e taksitë, sidomos te linjave të largëta. Po për makinën a ka ndonjë sinjal se kush ishte?
-Po,- tha Gjergji- një gjë e vogel, por jo shumë e sigurtë . Një makinë, që vjen me furnizime një herë në tre muaj. Por një gjë për të dyshuar, sa herë që vjen nuk vjen me përsona të njëjtë.
– Duhet të njohim makinën dhe personat , dhe për këtë pikë duhet të jemi te qarte, se po nuk ditëm gjë për makinën dhe përsonat, kemi bërë një vrimë në ujë. Ky ishte konkluzioni i shefit.
Gjergji heshti, ndërpreu bisedën, dhe gjërat e tjera, që kishte pregatitur, i mbajti rezervë për të ardhmen.
Pastaj e mori fjalën kolegu Temo:
-Unë mëndoj se kemi të bëjm me ndonjë mashtrim të femijëve, duke përfunduar në duart e një kriminaliteti të organizuar, trafikim, duke i dërguar jashtë. Duke qënë fëmijë janë mashtruar lehtë. Ne kemi dëgjuar për fëmijë nëpër botë, në semafore, në rrugë, prostitucion, pedofili etj. e deri tek trafikimi i organeve. Ne, jashtë kemi pak mundësi për të hetuar, sidoqoftë ne duhet që këtu të gjëjmë fillin e lëmshit, pastaj rugën për të vepruar. Duke gjetur bazat e organizatorëve, pastaj mund të dijmë ndonjë gjë në drejtimin e tyre. Dërgohen jashtë pa dokumente, dhe ndoshta dokumente fallso, pastaj esperienca ka treguar se klandestinët nuk i japin emrat e vërtetë.
Kjo ka bërë, që edhe shumë raste të tjera të bëhen të pa mundura identifikimet e tyre. Në këtë mënyrë fshihen dhe të ikurit per motive kriminale, të denuarit, ata që kanë bërë vrasje, etj. Prandaj rasti i këtyre është shumë delikat, kjo sjell një veshtërsi edhe per t`i shpallur si të humbur ne policinë internacionale, pa dokumete e emra fallso.
Deshi të ndërhynte shefi, por Temo i tha:
– Më fal, zoti shef edhe nje fjale do të shtoj. -Po sikur këto grupe të kenë mbështetje nga bisnesmenë, njerëz në pushtet, problemet do veshtërsohen, dhe zor se shkojmë deri ne fund.
– Ne do bëjm punën tonë, ju duhet te bini materialet këtu pastaj mëndojm ne , kjo është detyra e juaj.- theksoi shefi.- Me sa duket nuk i pëlqeu ndërhyrja e fundit e Temos, prandaj përfundoi.-Kuptuat? Heshti dhe u ngrit i pari në këmbe. U ngrit i gjithe grupi.- Hajde në punë. Takohemi nesër…
Letra me numrat e telefonave në xhepin e Gjergjit, marrë te gjenerali, nuk e linin për as një momënt të qetë. Për këtë episod nuk raportoi asgjë te shefi i tij. Këto numra dhe emri i këthehesin në zëra e mesazhe, që e trondisnin shpirtin e tij të ndjeshëm. Rënkimet, ankimet, thirrjet për ndihmë të fëmijve të vegjël i dukej se i drejtoheshin vetëm atij.
Epidemia e largimeve nga vëndi ishte përhapur rrezikshëm nga jugu në veri. Kudo shikon njerëz, që kapen me dokumente fallso, gomone, tragete, burra, gra e femije, të fshehur në mjete te ndryshme trasporti që udhtojn me orë e ditë te tëra, deri edhe në makinat frigoriferë. Në një rast në një port anglez janë gjetur të ngrirë, sapo është hapur frigoriferi. Një gazetar e ka quajtë koha e klandestinëve, ndoshta është shekulli i klandestinëve, kur në çdo pikë te globit gjën njerëz, që thirren me një ëmër përbuzës dhe nënvlehtësues, refugjatë, klandestinë. Kërkojnë mrekullirat, por mjerisht shpesh gjëjnë fundin e detit, dikush përfundon në trotuare e semafore, dikush gjën një punë në të zezë, pa siguri, me një pagë e trajtim çnjerzor. E shpesh refugjati bën jetën e qënit endacak,duke futë kryet te kambët e urave, duke marrë një sy gjumë në shtëpitë e braktisura, duke u bë pre e homove, kriminelëve. E në të gjithë këtë katrahurë njerzore Gjergji pa dikund, të zbehtë e të shpërftyruar Sofijen e vogël, biznesmenen e bananeve, që nuk dallohej ku ishte e as ku shkonte, por shqiptonte vetëm emrin e nënës. Pikërisht në këto momënte Gjergji po ecte rruges se pallateve të vjetra, që të çonte tek shtëpia e Sofijes. Një shtëpi e vjetër përdhese, me disa dritare të vjetra, që binin në sy nga larg. Në oborrin e shtëpisë një plakë e ulur mbi një gur, që përshëndeti me dashamirësi Gjergjin:
– Mirdita bir i nënes!
– Mirdita nëne! – iu pergjigj Gjergji.
– Nga po vini , se nuk po ju njoh.
– Un jam nga qyteti, por banoj këtu afër.
-I kujt je ?
Gjergji bëri sikur nuk e kuptoi, sepse nuk donte te bëhej i njohur për hirë të punës dhe shërbimit të tij. Por siç duket ajo kishte nevojë të shpërthente, të bisedonte, se brënda sajë vlonte një zjarr që donte t`a shuante, po e digjte, po e shkrumbonte plakën, që i kishte kaluar të tetdhjetat.
-Biri nënës, kur të pashë më ra malli i djemve të ri, ata po ikin për ditë, djem e vajza, po mbetet vëndi i vetëm, pleq e plaka sheh në rrugë, ara e kudo. Çfarë është kjo kohë e zezë që po shohim, duke i lënë fshatrat, malet, tokat e vorret e të parëve, dhe po mësyjnë vëndet e huaja. Po pse, a nuk mund të jetohet këtu, në këtë vënd kaq të bukur, që ka krijue prendia dhe e ka lakmi bota. Kush nuk ka dashtë me e marre këtë tokë, e këtë vënd e kanë coptue copa- copa. Kemi qënë një vënd i madh e i njohur. Këtë bukuri, pse mos t`a shijojnë djemet tanë, me tokë, lumej, male, livadhe , bjeshkë e det. E, këto vajza të bukura, që rriten si lule në pranverë, kush do t`i martojë, djemët tanë po ikin. Bir i nënës çfarë s`po ndiejmë për ditë . A e more vesh për vajzën e Koles, Sofija e vogel hupi, dikush ja hupi fijen… O biri im lotët m`i kanë berë faqet si lvoren e lisit.- dhe shpërtheu në vaj, por nxorri një shami dhe filloj të fëshijë ata sy të dhimshëm në ato zgavra të thella. E përseri vazhdoi:
– Kur kthehej në darkë nga tregu më rrokte duke më thirrur gjyshja ime, dhe më jepte një banane për t`a ngrënë nga ato, që i kishin mbetur pa shitur, nuk i kishte mbushur akoma të pesëmbdhjetat.- Gjergji po dëgjonte me vemëndje plakën e ngarkuar plot malle, dhëmbje sa me zi ngrihej nga guri, pa i dhënë dorën dikush. Ajo vazhdoi të rrëfejë. -Plaka, Nura e Hasanit, po kthehej nga fshati, në stacionin e autobuzit, dhe po priste nipin të shkonte t`a merrte në stacion, ishte ulur në nje stol betoni. Dhe si thotë ajo, e ka parë Sofinë duke hyrë në një makinë. Një burrë i moshuar ishte brënda, kjo makinë ishte e madhe, aso llojesh, që bien furnizime, si i thonë furgona. Kan hyrë në makinë edhe nje djal dhe një vajzë, shumë të ri.
– Nënë, më trego çdo gjë, se më ka prekur shumë kjo ndodhi.
-Njërit prej tyre i shpetoi një strajcë, apo si i thonë këtu torbë, furgoni iku me shpejtësi. Ka kaluar një burrë dhe e ka marrë atë strajcë, thanë se e ka hapur dhe brënda kishte disa banane, e rreth 400 lek te vjetra .
Këtë strajcë e ka gjetë i biri i Kotorrit.- në këtë kohë Gjergji ndërhyri:
-Po, si e quajnë birin e Kotorrit, dhe ku e ka shtëpinë?
-Emrin nuk ia di, se është i ri , vetëm e di, që shtëpia e Kotorrit është te kodra e Cubelit.- Gjergji po i rregjistronte në koke keto biseda të plakës, me shumë kujdes.
Kur Gjergji e përshëndeti e donte të ikte, plaka iu lut, që ta ndihmonte të ngrihej në këmbë, e sipas zakonit për ta përcjellë musafirin. Me atë shkop në dorë e shoqëroi deri tek shtegu i oborrit, i dha dorën duke e uruar:
-Rrugë të mbarë, biri i nënës. Rri këtu ti e mos ikë jashtë, se kemi në këtë qytet plot vajza të bukura, që i duan djemt e bukur si ti!- Dhe ngriti dorën në të cilën kishte shkopin duke e përshëndetur.
Gjergji u nis rrugës, dhe siç e kanë zakon njerzit, ktheu prapa shikimin dhe pa nënën, që ishte akoma në pragun e oborrit, duke ndjekur largimin e tij.
Krejt rastësisht në atë rrugë i doli përpara Mria, nëna e Sofisë. Ajo e dinte, që ai punonte në polici. Dhe Gjergji më vonë kujton: “ Kur po i jepja dorën dorën iu mbushën sytë me lotë, por e fortë si guri lotët i këtheu nje buzqeshje njerëzore, që zbriti mbi buzët e sajë, te lodhura e të thara nga të ftohtit.
– Hajde, a po vjen në shtëpi, pi nje kafe. Jam duke nxituar, se kam lënë gjyshen Nurkë vetëm.
*************************************

SHKARKO APP