EPOKA E SKËNDËRBEUT DHE ROLI I TIJ PËR KOMBIN TONE
(Me rastin e Vitit të Skënderbeur).
BASHKIM QELI, Studiues
Studimet dhe hulumtimet shkencore për Epokën e Skënderbeut, në arkiva e biblioteka shtetërore e private, muze e koleksione të ndryshme, bernda dhe jashtë vendit japin rezultate të reja në fusha të ndryshme të historiografisë. Jo vetëm në fushën ushtarake për mbrojtjen e lirisë e pavarësisë së vendit, për mbrojtjen e krishtërimit dhe qytetërimit evropian nga vërshimi Osman, por edhe në fusha të tjera si artë, letërsi, në muzikë dhe pikturë.
Skënderbeu, me ushtrinë e popullin shqiptar, me personalitetin e Tij ka vulosur jo vetëm kulturën dhe historiografinë e kohës së tij, por edhe atë të periudhave pasardhëse, gjë që vrehet në larminë dhe pasurinë e pa zbuluara akoma të dokumentave, dorëshkrimeve dhe vepravëe të shkruara për figurën e tij anembanë Evropës dhe më gjërë.
Jeta dhe vepra e Skënderbeut është përdorur kryesisht si shëmbull frymëzimi për shumë popuj të tjerë, të cilët të ndodhur në robëri, qoftë nën sundimin turk apo edhe nën sundime të tjera, luftuan gjatë shekujve për liri dhe çlirim kombëtar. Duke pasur gjithmonë një mision të tillë, figura e tij është bërë simboli i Lirisë për popujt e shtypur . Si rezultat miti i krijuar për Skënderbeun në disa raste të duket sikur figura e tij egziston diku midis ëndrrës për liri, imagjinatës së popujve dhe realitetit . Nga një këndvështrim i tillë, në dukumentet më të hershmë të zbuluar që janë më afër realitetit kohor , kanë një vlerë tepër të rëndësishme dhe të veçantë për historiografinë tonë sepse ato na sjellin më afër të vërtetën, duke na larguar nga shtrëmbërimet dhe idealizmat e tepruara që në raste të caktuara shkojnë në ekstreme të tejskajshme.Në disa raste përpjekjet e historianëve për çmitizimin e figurës së Skënderbeut kanë bërë që ajo të kalojë nga një sakaj në tjetrin duke mos i qëndruar kohës dhe të vërtetës shkëncore – historike. Në këtë rastë vlen të përmëndet thënia lapidare e F.S.Nolit “ Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave : të glorifikimit, të asgjesimit dhe të rivlersimit.”Kjo ka ndodhur edhe me heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun .
Periudha e luftrave popullit shqiptar për mbrojtjene lirisë dhe pavarësisë gjatë shek. 15-të e cila me të drejtë është quajtur “Epoka e Gjergj Kastriot Skënderbeut” që përfaqëson në vetvete një etap shumë të rëndësishme në historinë e kombit tonë. Nuk ka dyshim se një periudhë e tillë si ajo e shekullit 15 –të, me ndeshje vigane që e karakterizojnë, kërkonte figura të mëdha që t’u bënte ballë atyre situatave të jashtëzakonshme, ndeshjeve midis popujve nga njëra anë që kërkonin të mbronin e të ruanin lirinë e pavarësinë e vendit dhe agresorëve që kërkonin të robëronin e të gllabëronin lirin e popujve nga ana tjetër.
Duke e përkujtuar sot, në 615 vjetorin e lindjes, 575 vjetorin e kthimit në atdhe dhe 550 vjetorin e vdekjes, të Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, ne përkujtojmë jo vetëm një Kryetar shteti, Komandant, strateg e luftëtar të madh, por një Epokë të tërë që mbanë emrin e tij, një nga epokat më vendimtare të historisë së kombit tonë, në të cilën populli ynë luftoi për 25 vjet më rradhë kundër superfuqisë së kohës, për të mbrojtur tokën, lirin dhe pavarësinë e vet.
Në këto kushte popuj sado të vegjël duhej të zhvillonin aftësi dhe forca të veçanta, të derdhnin të gjitha energjit e tyre intelektuale, materiale dhe morale për të mbrojtur ç’ka kishin më të shtrënjtë, lirinë e pavarësinë e identitetin e tyre kulturor në shekullin e 15. Madhështinë e figurës së Skënderbeut , nuk munguan ta admironin dhe ta vlerësonin lartë bashkëkohësit dhe një varg personalitetesh të shquar të Evropës e të botës që kanë aritur deri më ditët tona. Për këtë dëshmon më së miri vargë i jashtëzakonshëm i veprave të hartuara nga historiografië, teoricien ushtarakë, shkrimtarë dhe artistë.
Një literaturë e tërë e përkthyer në shumë gjuhë të botës, nuk i mohoi heroit shqiptar cilësimet më përkëdhelëse dhe admirimin e shumë adhuruesve në mbare botën.Ky vlerësim duket qartë në Rimurat e Hanns Bajnnerson të shkruara në shek. 19-të në Islandë ku shkruan:-“ Dhuntia ime poetike është e varfër dhe pa fuqi kur vjen rasa t’i këmdoj një burri të tillë, që në fushën e mejdanit e mbajnë më të mirin ndër të gjithë kombet.”
Një vlerësim i drejt i kësaj figure kërkon që të studiohet në një varg planesh jo vetëm në fushën ushtarake, jo vetëm ne sferën shqiptare por edhe atë evropiane .Një figurë e tillë kërkon që të vlerësohet në aspektin politik shtetëror shqiptar e ndërkombëtar të lidhura me tetendencat objektive të zhvillimit të kohës në planin e përgjithshëm, në lidhje me aspiratat jo vetëm të klasave sunduese e të interesave të tyre politike, por në radhë të parë me aspiratat veprues në gjirine masave popullore të vendit.
Vetëm duke u nisur nga drejtimi në të cilën shkonin këto tendenca, mund të dalë në pah veprimtaria e Heroit, e kësaj figure, cila si çdo figurë e madhe historike, do të luante një rol të madh për Kombin tonë dhe epokën e tij. Edhe sot, pavarësisht nga koha që kalon me shpejtësi, figura e Heroit tonë Kombëtar, vazhdon të jetë ende e gjallë mes shqiptarëve dhe kontributet studimore e shkencore për ndiçimin e figurës së tij, po njohin një rritje të intersit vitet e fundit. Kjo siç duket është e lidhur me momentet historike që po kalon çështja shqiptare. Mendoj se figura e Skëndërbeut, do të gjejë portretizimin real vetëm pasi të jenë hapur dyert e të gjitha kancelerive për nxjerjen e dokumentave historike të asaj periudhe, të shek. XV.
I parë në këtë prizëm, në të cilin rolin kryesor e lujnë jo faktorë personal por objektiv tendenca e zhvillimit ekonomiko – shoqërore politik, luftart që bënin shqiptarër nën udhëheqien e Skëndebeut, kundër pushtimev të turqëve osmanllinj, nuk qenë një fenomen rastësie ose shprehje e dhuntie personale të njerit apo të tjetër udhëheqësi fudal të tipit të zakonshëm.
Shekulli i 15-të, epoka e Heroit tonë, nuk qe thjesht një periudhë ngjarjesh ushtarake sado të mëdha, ajo ishte një periudhë fillimi i një kthese epokale, kalimi nga copëzimi feudal e anarkia që e shoqëroi këtë sistem, drejt përpjekjeve për krijimin e pushteti politik që t’u përgjigjej më mirë nevojave të reja ekonomike dhe shqërore të vendit. Krijmi i shteteve feudale me popullsi unitare nga pikëpamja gjuhësore e kulturore.
Vërshimi osman nuk ishte një faktor lokal që prekte njërin ose tjetrin sundues feudal në disa treva shqiptare ose ballkanike. Zhvillimi i qyteteve kishte çuar, që në shekullin e 14 fuqizimin e pushtetit ekonomik e politik të klasës sunduese feudale vendase, kishte rritur rolin e tyre politik si në planin lokal e rajonal.
Pasqyrimi i kësaj situate të re ishte fuqizimi i shteteve të pavarura shqiptare në veri dhe në jug të vendit. Ato ishin tashmë në gjëndje të hidhnin poshtë sundimin e shteteve shumë kombëshe të huaja dhe të fitonin pavarësinë e tyre kundrejt bizantinëve, serbëve, anzhuinëve dhe të ndërmernin luftë për mbrojtjen e këtyre zotërimeve. Në këtë mënyrë ata realizonin, edhe pse në mënyrë të kufizuar, bashkimin politik të një vargu krahinash veriore dhe jugore shqiptare. Përpjekja e parë u bë nga Balshajt në fund të shekullit 14-të .
Këto tendenca nuk i ndërprenë ndonse i ngadalësuan, si presion i venetikasve dhe sulmet e para të osmanëve , këtë e tregojne përpjekjet e para për të formuar një front të vetëm të sundimtarëve shqiptarë së pari kundër venetikasve dhe më vonë kundër osmanëve, kur filloi të bëhej realitet pushtimi i tyre. Përfaqësuesit më konsekunt të kësaj vije midis sundimtarëve u bënë Kastriotët, midis tyre flamurin e morri Skënderbeu.
Nën drejtimine tij, Kuvendi i Lezhës u bë bërthama e parë efektive për njësimin politik e ushtarak të forcave të popullit shqiptar kundër pushtimit osman.Kjo nuk ishte një dukuri e rastit . Më shpejt e më qartë se të gjithë bashkëkohësit, Skënderbeu e kuptoi dhe realizoi si një fakt të madh, – pushtimin e huaj, kërcënimin e ardhur nga jashtë ai e shndëroi në një faktor përshpejtues për njësimin e bashkimin e principatave e resurseve të tyre në fuksion të mbrojtjes së lirisë e pavarësisë së fituar. Një fenomen i ngjashëm u zhvillua në kushtet të përafërta edhe në vendet fqinjë si në Sërbi, Bosnje e More, ndonse në këto vende, nuk mundi të sillte ato rrjedhime efektive që u shfaqën në Shqipëri nën udhëheqien e Skënderbeut.
Ishin rrethana të mësipërme të cilat bënë që shqiptarët të humbin të fundit pavarësinë e vet, ndonse shtetet e tjera ishin më të mëdha e më të pasura në mundësi e mjete. E vetmja rrugë zgjidhje si ajo, që gjeti e zbatoi Skënderbeu, e vuri atë në kushte të favorshme që t’i bënte ballë rrezikut të vërshimit Osman i cili kishte marrë përmasa evropiane. Lufat e pabarabartë që bënte populli shqiptar, nuk ishte vetëm një luftë për mbrojtjen nga pushtuesi turk të krahinave të veçanta por edhe për ruajtjen e bshkimit të forcave politike, ekonomike dhe ushtarake të kombit tonë. Ishte kjo luftë që farkëtoi atë ndjenjë të bashkimit politik, etnik e kulturor, që u ruajt edhe pas pushtimit të vendit si fitore e rëndësishme e saj.
Lufta heroike, afro një shekull, e shqiptarëve kundër vërshimit osman hyri në kuadrin e përgjithshëm të historisë evropiane në dy drejtime ,së pari ajo u mbylli këtyre vërshimeve rrugët drejt viseve të brendshme malore të Ballkanit Perndimor dhe së dyti , rrugët drejt brigjeve Perndimore të gadishullit që ishte një nga pikësynimet kryesore të startegjisë osmane për të shtrirë invazionin në gadishullin Apenin.
Shqipëria me ushtrinë e saj u bë një mur i pakapërcyeshëm duke gozhduar forca kolosale osmane në këtë trevë me rëndësi strategjike dhe duke i konsumuar në mënyrë graduale. Në Shqipëri iu mbyll rruga më e shkurtër Sulltanëve të Turqisë drejt perëndimit dhe për në veri, drejt Malit të Zi, Bosnjes dhe Dalmacisë.
Në këtë kuptim lufta e popullit shqiptar kalonte në një nivel të ri, më të lartë se luftrat zakonshme feudale të zhvillar shekuj më parë . Për më tepër kjo lutftë merrte një kuptim të veçantë si ngjarje që ndikonte në plan ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për një ndërlidhje dhe kushtëzim reciprok i faktorëve të brendshëm me faktorët e jashtëm që e karakterizonte këtë periudhë, kur faktori shqiptar ndërhyn si faktor aktiv me rëndësi vendimtare. Vërshimi Osman në Ballkan dhe në Shqipëri , ishte një ngjarje historike me rëndësi ndërkombëtare, këtë e kuptuan më mirë mëndjet më të mprehta e të qarta të kohës , midis bashkëkohësv. Ishte e qartë për ata se sulltanët osman luftonin në Shqipëri, jo vetëm për të nënshtruar popullin shqiptar, por edhe për të mposhtur qëndresën e tyre heroike të këtyre“rebelëve” siç i cilësonin kronistët turq, por për të siguruar në Shqipëri atë kryeurë qo do tu lejonte turqëve kalimin drejt perëndimit pa probleme e shqetësime siç shprehej Mbreti i Humgarisë Matias Korvini.
Më 1478 pasi pushoi së rezistuar edhe kalaja, e fundit shqiptare ajo, e Shkodrës ,. Sulltanët menduan të vënë në jetë planin e tyre të vjetër, sulmin drejt perëndimit, për të pushtuar Italinë Jugore, por për shkak të qëndresës shqiptare, me një vones prej 50 vjetësh, tashmë në kushte të reja politike dhe të pafavorshme për ushtrinë turke, të konsumuar përball qëndresës së pathyeshme shqiptare.
Me mprehtësinë e gjykimit të burrit të shtetit dhe të strategut të madh, Skënderbeu diti të gjejë e të krijojë për këtë qëllim forma e metoda të reja organizatve që u prgjigjeshin më mirë detyrave të mëdha që shtronte koha, momenti historik dhe e ardhmja. Edhe pse niseshin nga kushte të veçanta të Shqipërisë të shekullit 15 –të, këto koncepte dhe veprimtaria e Heroit shqiptar që lidhej me to, marrin rëndësinë e tyre edhe për shekujt pasardhës dhe për vendet e tjera. Kjo shpjegon, përse figurae Skëndebeut, ushtroi një jehon kaq të gjërë e të thellë mbarëbotërore. Fakti që nuk u realizua ideja e bashkëpunimit të luftës së shqiptarëve më qëndresën që i bënin vërshimit osman edhe poujte tjerë të gadishullit Ballkanik dhe të Evropës, nuk është faji i Heroit tonë . i burrit të shtetit e startegut shqiptar. Njihen shprehjet e tij aq sarkastike, më të cilën ai fshikulloi me zëmërim qëndrimin egoist e dritëshkurtër të udhëheqësve evropian në këtë çështje. Mund të themi pa ngurim se me zbulimin e këtyrë rrënjëve shoqërore, që e bënë luftën e popullit shqiptar një ngjarje të madhe në plan ndërkombëtar dhe udhëheqësin e saj Skëndebeun një figurë të madhe historike, qëndron një nga rezultatete rëndësishme të historiografisë shqiptare, një kontribut me vlerë edhe në rrafshin e historiografisë ndërkombëtare.
Ishte e kuptueshme që në kushte të tilla kërcënimi që i vinte Evropës nga pushtimi osman u bë një temë e përgjithshme e një literature historiografike e artistike që nga shekulli i 15 –të e në vazhdim, në vendet evropiane deri në ditët sotme. Historiografia moderne evropiane dhe ajo ballkanike nuk kanë mundur t’i mohojnë kësaj lufte një vend nderi – mandej nuk kanë nguruar nganjëherë edhe ta përvetësojnë atë
Lufta e popullit tonë nën udhëheqien e Gjergj Kastriot Skëndebeut u bë nje nga faqet më të ndritura të historisë së kombit tonë dhe asaj botërore të asaj epoke. Janë tepër aktuale fjalët e Volterit të madh që thotë:-“ Po të kishin qënë Perandorët e Bizantit , si Skënderbeu , Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar.” Për Skënderbeun dhe epokën e tij sot, duhet me doemos tw bëhet një qasje më e plotë studimore, pasi qëndresa e popullit shqiptar me në krye Heroin tonë Kombëtar Skënderbeun, në shek. XV, ishte një ngjarje madhore për të gjithë Ballkanin dhe me pasoja të drejt për drejta edhe për edhe për gadishullin Apenin dhe më gjërë për vendet e tjera europiane.