Ermonela Jaho: Falenderim nga zemra për këtë nderim nga “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” dhe Albanian Excellence

“Unë gjithnjë në çdo hap dhe frymë në rrugën time si Artiste,  kam komunikuar atë çka kam nga vendi im, në të gjithë botën, pa pasur asnjë lloj pritshmerie nga askush. Dashuria ime për vendin është e pakondicionuar në kuptimin e vërtetë të saj”, shkruan Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore në një mesazh dërguar themelueses së Albanian Excellence, Flora Nikolla, pasi juria e cmimit mbarëkombëtar “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”  i  akordoi ne unanimitet  të plotë Cmimin e madh Albanian Excellence.

“E nderuar zonja Nikolla, Ju falenderoj nga zemra për këtë nderim që më është bërë nga “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” dhe Albanian Excellence, shkruan  Ermonela Jaho, soprano e jashtëzakonshme për fuqinë e saj interpretative, me një sukses absolut në të gjithë karrierën  e saj botërore, simbol i suksesit shqiptar ne bote .

Duke kërkuar ndjesë për mospjesmarrjen e saj për shkak të axhendës së para zënë në muajin dhjetor kur  do të ndahet ky cmim dhe kur do  të organizohet ceremonia e cmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, artistja  e njohur  shkruan se, “mbaroj në Londër nga fundi i dhjetorit dhe kthehem në NY. Nëse duhet ta tërheqë dikush çmimin mund të vijë një pjesëtar i familjes sime”. “Ju uroj suksese në punën tuaj për të promovuar dhe njohur bashkatdhetarë që me shumë punë dhe sakrifica kanë krijuar dhe krijojnë energjinë pozitive të vendit tonë nëpër botë”, përfundon mesazhin e saj Ermonela Jaho.

Juria e cmimit mbarëkombëtar të Albanian Excellence  “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, e përbërë nga përfaqësues të njohur të medias mbarëshqiptare,  në mbledhjen e parë të  nisjes së procedurave të këtij cmimi, në Tiranë, në unanimitet akorduan , me “Cmimin e Madh  Albanian Excellence”, sopranon e mirënjohur shqiptare,  Zonjën Ermonela Jaho, si simbol i suksesit dhe famës së shqiptarizmës në një dimension botëror . Po ashtu, juria e cmimit mbarëkombëtar të Albanian Excellence  “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, votoi  në unanimetet të plotë që nga cmimet e “Zonjave që bëjnë Shqiptarinë”, të mbajë emrin Ermonela Jaho.

Çmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një  çmim mbarëkombëtar, organizuar për herë të parë, pas titullit,” Zonjat që bëjnë Shqipërinë”.

Po ashtu,  kjo është hera e parë që të gjitha çmimet që do të prezantohen nga  fusha të ndryshme profesionale për zonjat  që do të nderohen me  “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”,  do të mbajnë  emra zonjash të suksesit mbarëkohor shqiptar .

Është një nder që caktimi i emrave të çmimeve do të nisë më emrin e sopranos Emonela Jaho, pohuan burime nga Albanian Excellence.

SHKARKO APP